Flash

Prokuroria heton pasurinë e Adriatik Llallës, vendimi u paralajmërua nga Donald Lu

Lapsi.al 26 March 2018
Prokuroria heton pasurinë e Adriatik Llallës, vendimi u

Me tërheqjen nga sistemi gjyqësori, Adriatik Llalla arriti ta shmangë “gjyqin publik” të Vettingut, por nuk do t'i shpëtojë hetimit të pasurisë së tij. Materialet që u mblodhën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për 5 muaj me radhë do të përdoren për hetimin që ka nisur prokuroria e Durrësit.

Vendimi nuk është surprizë. Më shumë se fjalia e Arta Markut në Real Story, që për Llallën tha se “prokuroria do të marrë mbi vete të gjithë përgjegjësitë”, ish kreprokurori po hetohet pas këmbënguljes nga ambasada amerikane.

Vendimi ishte paralajmëruar me një deklaratë direkte nga Donald Lu, që pas tërheqjes së Llallës nga sistemi gjyqësor u shpreh: “Tërheqja nuk i shfajëson këta ish zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga Vetting-u, duhet të kenë frikë dhe nga hetimet e pashmangshme penale”.

Akuzat e Llallës për ambasadorin amerikan kanë qenë të shumta. Ish prokurori i përgjithshëm tregoi publikisht se Donald Lu e kishte shantazhuar duke i kërkuar arrestimin e politikanëve të caktuar dhe mbylljen e çështjes së Bankers Petroleum.

Së fundmi, Llalla e akuzoi Donald Lu se kishte gënjyer departamentin e Shtetit për të marrë firmën e Rex Tillerson që ndaloi hyrjen e tij drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një prononcim për Wall Street Journal, ish kryeprokurori tha se ishte “i sigurtë se vendimi është marrë bazuar në keqinformimin e dhënë për personin tim nga ambasadori Donald Lu për Departamentin e Shtetit”

“Ai më ka ofenduar mua dhe familjen time dhe të gjithë trupën gjyqësore dhe të prokurorëve, duke na trajtuar i kriminelë, duke na denigruar publikisht dhe personalisht” ka thënë Adriatik Llalla për WSJ.

Por në të njëjtën ditë, Zëri i Amerikës kërkoi nga Prokuroria e Përgjithshme një qëndrim “nëse do të ndërmerret apo jo ndonjë veprim ndaj ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla, pas vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit për t’i ndaluar atij hyrjen në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në raste të mëdha korrupsioni”.

Ndërkohë në një shkrim të Deutsche Welle për Adriatik Llallën shkruhej se "Fakte dhe dokumenta zyrtare, të botuara në media, kanë bërë transparente për publikun shit-blerje tokash, ullishtesh, në sipërfaqje të mëdha dhe pasurish të paluajtshme që ish-Prokurori i Përgjithshëm i blinte shumë lirë dhe pasi bëhej rivlerësimi i tyre, i shiste 20-30 herë më shtrenjtë. Dokumentat zyrtare flasin për transaksione financiare me persona me precedentë penalë që lidhen me krime të rënda. Hetimi ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla është një sinjal se për kulturën e pandëshkueshmërisë, të betonizuar në Shqipëri prej më shumë se dy dekadash, po fillon procesi i ҫmontimit. Burime diplomatike në Tiranë, që ndjekin nga afër këtë proces thanë për DW se rasti i ish-Prokurorit të Përgjithshëm është vetëm fillimi i kapjes së "peshqve të mëdhenj” që do të ndiqet se shpejti edhe nga raste të tjera"©Lapsi.al

Të këshilluara

Skandali/ A po shkon Facebook drejt rrëzimit?

Është një skandal mbi privatësinë, politikën dhe përbërësin thelbësor të suksesit në biznes - besimi i publikut. Facebook po ballafaqohet në publik në një çë...

19:31

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI