Flash

Bayerni gati për blerjen rekord: 50 milionë euro për Hysajn

Lapsi.al 26 March 2018
Bayerni gati për blerjen rekord: 50 milionë euro për Hysajn

50 milionë euro për të vendosur një rekord të ri transferimesh në Bundesligën gjermane. Bayern Munchen është rikthyer në garën për Elseid Hysaj, duke rivalizuar me Juventusin në Serinë A, Barcelonën dhe Atleticon e Madridit në La Ligan spanjolle dhe Manchester United e Arsenalin në Premier Leaguen angleze.

Sipas mediave në Itali, gjigantët bavarezë janë gati të paguajnë klauzolën e përcaktuar nga Napoli për prishjen e kontratës. Së fundmi është zbuluar edhe kushti që transferimi të realizohet: pagesa e shifrës duhet të realizohet nga data 1 deri më 15 korrik.

Ky është afati i vetëm kohor kur klubet e interesuara për mbrojtësin shqiptar mund të mësyjnë për t’ia rrëmbyer 24-vjeçarin Napolit, që është një prej pikave më të forta të skuadrës së Sarrit dhe i ka bindur të gjithë me paraqitjet në nivele të larta.

Nëse Bayerni do të fitonte garën me klubet e tjerë të mëdhenj europian, blerja e Elseid Hysajt për 50 milionë euro do të vendoste edhe një rekord transferimesh në Bundesligën gjermane, aty ku për momentin primati mbahet pikërisht nga bavarezët, me 41,5 milionë euro të paguara te Lyoni për mesfushorin Korentin Tolisso gjatë verës së kaluar.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI