Flash

Taksa në “Rrugën e Kombit” përplas Shqipërinë me Kosovën

Lapsi.al 25 March 2018
Taksa në “Rrugën e Kombit” përplas

Mesditën e së dielës nisi testimi i taksimit për të gjitha automjetet që kalojnë në Rrugën e Kombit. Specialistët e firmës koncesionare janë parë duke testuar aparaturat e TOLL-it, por drejtuesve të automjeteve u është dhënë një faturë me 0 lekë, por kjo nuk do të zgjasë gjatë. Maksimumi deri javën e ardhshme sepse më pas vendoset se kur do të aplikohen tarifat të cilat janë jo pak të kripura për shqiptarët.

TAKSA E “RRUGËS SË KOMBIT”

Klasa 1/ Motorët - 2.5 Euro

Klasa 2/ Veturat - 5 Euro

Klasa 3/ Autobus & kamionçina - 11.2 Euro

Klasa 4/ Kamion i mesëm - 16.2 Euro

Klasa 5/ Kamion i rëndë - 22.5 Euro

Ministria e Infrastrukturës dhe Transporteve thotë se të ardhurat do të shërbejnë për mirëmbajtjen e këtij aksi. Lajmi ka shkaktuar reagime të forta, jo vetëm në Tiranë, por edhe në Prishtinë. I pari që e konsideroi të turpshme këtë taksë është ish-kryeministri Sali Berisha.

“Duke filluar nga sot, çdo automjet që do kalojë në Rrugën e Kombit do paguajë taksën “Edvin”; 5 deri ne 10 euro! Shqipëria nga Rruga e Kombit siguron mbi 300 milionë euro të ardhura në vit. Në vend që një përqindje e tyre të përdoren për mirëmbajtjen e saj, Edvin Kristaq Rama takson shqiptarët pse udhëtojne tek njeri-tjetri! Turpi i Kombit!” – shkruan Berisha.

Nuk ka munguar edhe një reagim nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, ministër në kohën e ndërtimit të kësaj rruge.

“Qytetaret e Kosovës do ta ndiejnë te parët këtë akt primitiv të urrejtjes nga banda në pushtet ne Shqipëri. Kjo tarifë është një barrierë dhe kosto e shtuar për ta. Ky akt kriminal dëmton edhe ekonominë e Shqipërisë, duke rritur koston për shërbimet dhe produktet dhe duke goditur qytetarët dhe bizneset, nga Kukësi e Mirdita në Lezhë, Shkodër, Kurbin, Krujë, Tiranë dhe në Portin e Durrësit.

Turizmi po kështu do të pësoje një goditje të rendë. Por me se shumti ate do ta ndiejnë banoret e varfër te zonave rreth Rruges se Kombit te cilët edhe aktualisht e kane tejet te vështirë te përballojnë tarifat e furgoneve e autobusëve” – shkruan Basha në një reagim të gjatë duke premtuar se kur PD të vijë në pushtet do të anulojë këtë koncesion sepse cenon interesat e shqiptarëve dhe “përgjegjësit do të vihen përpara drejtësisë”.

Vendimi nuk është pritur mirë as nga autoritetet e Kosovës. Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj është shprehur për Gazetën Express se askush nuk i ka lajmëruar se do të ketë taksë rrugore për “Rrugën e Kombit”.

“Asnjë konsultë nuk kanë bërë me Kosovën. Është dashur të paktën të bisedojnë dhe të na tregojnë për këtë taksë. Të hënën, do t’ua bëj një shkresë zyrtare për një takim dhe të shohim. Realisht, është taksë e madhe për shqiptarët”, - ka shtuar ai.

Taksa do të aplikohet në 4 sportele të ndryshme, nga dy për çdo kah të lëvizjes. Ky vendim ka hasur në kundërshti të shumta, sidomos nga ana e banorëve të Kukësit dhe zonave përreth, të cilët e përdorin më shpesh rrugën. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI