Flash

PSG nis përpjekjet për marrjen e Conte, zbulohet kontrata e bujshme

Lapsi.al 25 March 2018
PSG nis përpjekjet për marrjen e Conte, zbulohet kontrata e bujshme

Paris Saint Germain bën përpara në pistën “Antonio Conte”. Sipas "Guardian", klubi francez ka vendosur tashmë kontaktet me onturazhin e trajnerit italian në përpjekje për ta bindur që të zëvendësojë Unai Emery sezonin e ardhshëm.

Tekniku spanjoll që i skadon kontrata në qershor nuk do të rikonfirmohet nga Nasser Al Khelaifi i cili kërkon njërin nga Conte, Mourinho, Simeone ose Allegri. Por tre të fundit, e vështirë se i lënë bankinat e tyre respektove ndërsa Conte nën kontratë te Chelsea deri në vitin 2019, mund të largohet në fund të sezonit.

Raporti mes trajnerit italian dhe shoqërisë londineze është thyer dhe Federata Italiane e Futbollit kërkon ta ulë në stolin e Kombëtares. Conte nga ana e tij dëshiron më shumë angazhimin në një klub. Ja përse kontrata me PSG mbetet një mundësi. Edhe rroga mund të jetë një joshje më shumë.

Bëhet fjalë për 11.5 milionë euro në sezon, por mbi të gjitha në investime të bujshme në merkato gjë që të Chelsea iu mohua gjithmonë. Madje nuk arriti të shesë as lojtarë të padëshiruar si Diego Costa apo Matic. ©LAPSI.al

Të këshilluara

VIDEO/ Kolumbia i jep “leksion” Francës

Franca ka dështuar në sfidën miqësore kundër një emri të madh si Kolumbia, por pa shkëlqim vitet e fundit. Fillimisht u mendua për një sukses të vendasve që kal...

23:37

VIDEO/ Dy super-gola në Gjermani - Spanjë

Gjermania dhe Spanja luajtën një miqësore luksi, një provë mjaft e rëndësishme për Botërorin e Rusisë. Rezultati u zhbllokua në minutën e 6-të nga Rodrigo i cil...

22:28

VIDEO/ Brazili i shënon 3 gola Rusisë

Mbeten më pak se 3 muaj nga Kampionati Botëror, por Rusia pritëse nuk duket ende gati. Rusët kanë testuar fuqitë përballë Brazilit, në stadiumin “Luzhniki”, që ...

22:21

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI