Flash

Banorëve të përmbytur të Shkodrës, Edi Rama i tregon këtë foto

Lapsi.al 24 March 2018
Banorëve të përmbytur të Shkodrës, Edi Rama i tregon

Edi Rama nuk ka gjetur kohë të udhëtojë drejt zonave të përmbytura në Shkodër, megjithëse situata e rëndë vazhdon prej 19 ditësh. Në vend të shihte nga afër dëmet dhe të takonte banorët e zonës, kryeministri fluturoi drejt Turqisë, sepse duhej të bisedonte për linjën e re ajrore Air Albania.

Por banorëve të Shkodrës, i bëri një krahasim të situatës me një postim në profilin e tij në Facebook. Duke bashkangjitur dy foto, Rama tenton të tregojë të vërtetën e tij për atë që po ndodh, përtej asaj që e quan “propaganda e kazanit digjital”.

Të dyja fotot janë bërë në qytetin e Shkodrës. Bashkia raportoi këtë të dielë, se gjithsej janë 500 hektarë të përmbytur, zona ku banorët nuk furnizohen as me ujë, as me energji elektrike.

Në Obot dhe Dajç, Rama dërgoi zv.kryeministren Senida Mesi, Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushatin dhe Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçkën.

Në Shkodër ka qenë këto ditë edhe Lulzim Basha, që i transmeton direkt në Facebook ankesat e qytetarëve që takon. Në njërën prej videove që  publikoi Basha, banorët e prekur nga përmbytjet thanë se një kryeministër që nuk shkon t’i shohë në ditë të tilla, për ta nuk vlen asgjë.

Video më poshtë:

Situata në Shkodër vazhdon të jetë dramatike. Banorët janë të izoluar nga uji dhe lëvizin vetëm me varka. Në disa foto që shpërndau agjensia fotografike LSA, duket qartë që fshatrat e Shkodrës janë të zhytur nën ujë.

Mohimi që Rama i bën përmbytjeve në Shkodër dhe krahasimet cinike me kohën e Berishës, janë të vështira për t'u shpjeguar. Lapsi.al solli një deklaratë të Ramës, kur ai ishte në opozitë. Asokohe, kryesocialisti i quante katastrofa përmbytjet në Shkodër dhe e drejtonte gishtin nga institucionet inekzistente.

https://www.youtube.com/watch?v=LhEhcMHhJLo&feature=youtu.be

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI