Flash

Tronditet Franca, pengmarrja brenda një supermarketi, flitet për një të vdekur

Lapsi.al 23 March 2018
Tronditet Franca, pengmarrja brenda një supermarketi, flitet për

Një njeri ka marrë peng disa persona në një supermarket në Francë , ku janë dëgjuar dhe të shtëna. Njeriu i armatosur mendohet se mban disa persona brenda supermarketit në komunën e Trébes, pasi hyri në dyqan pak para orës 11:00. Elita policore ka nxituar në dyqanin Super U dhe ka raporte që të paktën një person është vrarë sipas BBC.

Pengmarrësi ka shfaqur lidhjet me shtetin islamik ISIS, sipas AFP e cila i referohet zyrës së prokurorisë. Ai është dëgjuar tek bertiste "Allahu Akbar" kur hyri në supermarket, tha një dëshmitar për Europa1. Policia konfirmoi se operacioni është në zhvillim.

Mediat franceze po raportojnë gjithashtu se një polic është lënduar në një të shtënë të dytë në zonë, por ende nuk është e qartë nëse kjo lidhet me incidentin e supermarketit. Autoritetet kanë vendosur një perimetër sigurie rreth ngjarjes, dhe udhezojnë njerëzit ti rrijnë larg këtij sektori sipas Ministrisë së Brendshme Franceze.

Të këshilluara

2 miliard njerëz vuajnë nga mungesa e ujit

Aktualisht rreth 2 miliard njerëz në botë nuk mund t’i plotësojnë nevojat e tyre për ujë të pijshëm. Shkaqet e kësaj mungese, që ka të bëjë me jetën a vdekjen e...

15:24

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI