Flash

Pëson goditje në tru, ish ministri me urgjencë drejt spitalit

Lapsi.al 23 March 2018
Pëson goditje në tru, ish ministri me urgjencë drejt spitalit

Ish-ministri i Mbrojtjes i Partisë Socialiste, Luan Hajrdaraga, ka pësuar sot një ishemi në tru dhe ndodhet i shtruar në spital në Tiranë.

Bëhet me dije se Hajdaraga, ka qenë në pikën kufitarë të Qafë Thanës, duke u kthyer në Shqipëri kur ka pësuar isheminë. Hajdaraga jep mësim të enjteve në Strugë, dhe ditën e sotme ishte nisur drejt Tiranës kur gjendja iu përkeqësua. Po ashtu burimet bëjnë me dije se ish-ministrit socialist i është dhënë ndihma e parë në mënyrë urgjente, për t’u nisur më pas drejt Përrenjasit, ku e priste helikopteri që do e sillte drejt spitalit të kryeqytetit. Ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i cili është kujdesur për transportimin e Hajdaragës drejt Tiranës, konfirmojnë burimet për gazetë Panorama. Por, udhëtimi ka qenë i vështirë. Kjo për shkak të motit të keq. Mësohet se udhëtimi i tij drejt Tiranës ka qënë thuajse e detyruar pasi neurokirurgjia në Tiranë është më e specializuar se në Maqedoni. Për momentin Luan Hajdaraga ndodhet në ambientet spitalore në Tiranë, ku dhe po merr shërbimet e nevojshme për stabilizimin e parametrave jetësore. Hajdaraga ka qenë ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë gjatë viteve 1998-2000, përfshi këtu edhe kohën e luftës në Kosovë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI