Flash

Pas lejlasë edhe blu-ja tendencë e sezonit

Lapsi.al 23 March 2018
Pas lejlasë edhe blu-ja tendencë e sezonit

Ngjyroseni gardërobën me ngjyrën e qiellit! Nuanca blu e ngjyrës së qiellit është kthyer në një nga tendencat më të forta të pranverë- verë 2018… Një ngjyrë sa e bukur aq edhe e vështirë për t’u kombinuar ndonjëherë… Jeni konfuze si ta bëni pjesë të veshjes tuaj? Epo kjo është sfida më e ëmbël e këtij sezoni! Më poshtë po japim disa sugjerime.

Le të fillojmë me hijet e kësaj ngjyre: Absolutisht të gjitha hijet dhe nuancat janë super në modë këtë pranverë- verë. Bluja në pudër, bluja e bebeve, bluja më e zënë, turkesa… Nuk kemi zgjidhje tjetër, na pëlqen ose jo, kjo ngjyrë do jetë e jona këtë vit!

Si ta përfshini këtë ngjyrë në veshjet tuaja? Sugjerimet më të fundit nga street style na kanë treguar se ajo është e bukur në të gjitha format e kombinimeve! Është aq interesante kur vjen në “total look” dhe ka aq shumë për të shprehur kur vjen e kombinuar me disa nga nuanacat e saj, duke zgjedhur nuancën më të fortë për aksesorin që dëshirojmë të nxjerrim më shumë në pah…

Një “po” e madhe për aksesorët në këtë ngjyrë gjithashtu, këpucët dhe çantat në ngjyrën bojëqielli do t’i shohim kudo, duke mos lënë pa përmendur syzet me skelet në këtë ngjyrë, do të jetë gjetja më interesante e look- ut tuaj!

Ndjeheni “të uritur” për një veshje blu? Filloni nga puna për të pasur TOP veshjet e sezonit më “cool” të vitit!

Të këshilluara

5 gjëra që duhet të dini për seksin

Ekspertët që merren me marrëdhëniet seksuale, kanë specifikuar disa gjëra që duhet të dini rreth seksit. 1.Virgjëria është një mit  Pothuajse çdo gjë që dimë ...

14:28

FOTO/ Ushtaret më seksi në planet

Rusia është një nga ato vende ku femrat kanë një vend të rëndësishëm, me përfaqësimin me rreth 160 mijë ushtarake ose 10% e totalit të forcave. Numrin më të ...

21:35

Pesë legjenda për orgazmën femërore

Pese dyshimet qe meshkujt kishin ngritur mbi orgazmen femerore, te cilat seksologet i kane c'montuar duke treguar te vertetat Legjenda e pare Grate nuk ka...

19:35

Flutura detaji i tendencave të 2018-ës

Simbol i lirisë dhe rilindjes, fluturat fokusohen tek veshjet e pranverë-verë 2018. Këto krijesa të mrekullueshme shfaqen në veshjet femërore plot ngjyra të gja...

12:05

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI