Flash

Helmimi i ish-spiunit rus në Britani, BE tërheq ambasadorin në Moskë

Lapsi.al 23 March 2018
Helmimi i ish-spiunit rus në Britani, BE tërheq ambasadorin në

Pas Mbretërisë së Bashkuar, edhe Bashkimi Europian ka tërhequr ambasadorin përfaqësues të unionit në Moskë.

Përmes një deklarate të përbashkët, Këshilli Europian shprehu bindjen se Rusia fshihet pas sulmit kimik ndaj ish-spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Britani dhe se për këtë “nuk ka një shpjegim alternativ të besueshëm”.

“Këshilli dënon me forcë sulmin, shpreh solidaritetin me të gjithë personat, jetët e të cilëve janë kërcënuar dhe garanton mbështetjen për hetimin në vijim,” shprehen liderët europianë.

Kryeministrja britanike Theresa May urdhëroi përjashtimin e 23 diplomatëve rusë në përgjigje të sulmit të 4 marsit ndaj Skripal dhe të bijës, Yulia. Moska reagoi njësoj, kur vendosi përjashtimin e diplomatëve britanikë nga vendi.

Rusia ka mohuar kategorikisht përfshirjen në sulmin që ka krijuar një tjetër krizë madhore në marrëdhëniet tashmë të tensionuara mes Perëndimit dhe Moskës. Rusia ka sfiduar Britaninë të gjejë prova konkrete që implikojnë Kremlinin në vrasjen e ish-agjentit.

Edhe shtete të tjera anëtare të Bashkimit Europian po konsiderojnë mundësinë e përjashtimit të diplomatëve rusë nga vendet e tyre, gjë që shënon një fitore për kryeministren May, e cila merr mbështetje në shkallë të gjerë ndërkohë që vendi i saj negocion daljen nga unioni.

Të këshilluara

2 miliard njerëz vuajnë nga mungesa e ujit

Aktualisht rreth 2 miliard njerëz në botë nuk mund t’i plotësojnë nevojat e tyre për ujë të pijshëm. Shkaqet e kësaj mungese, që ka të bëjë me jetën a vdekjen e...

15:24

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI