Flash

Deutsche Welle: BE merr frymë lirisht, u shmang lufta tregtare me SHBA

Lapsi.al 23 March 2018
Deutsche Welle: BE merr frymë lirisht, u shmang lufta tregtare me SHBA

Një luftë tregtare mes SHBA e BE duket të jetë shmangur për momentin. Sipas të dhënave të qeverisë amerikane, BE e partnerë të tjerë do përjashtohen nga doganat ndëshkuese për çelikun dhe aluminin që eksportojnë në SHBA.

Një fitore e ndërmjetme për Europën 

Në kuadër të samitit të BE vijnë lajme të mira, për krerët e BE, lajme që askush nuk guxonte t’i shprehte me zë të lartë. Tani të gjithë pranojnë se uniteti sjell fryte të mira për të gjithë. Kreu i Komisionit Euroian Jean-Claude Juncker është shprehur se “ne si Komision bëmë të qartë, se nuk duam një luftë tregtare, kjo nuk i vlen askujt, por edhe se jemi në gjendje të marrim masa adekuate.” 

Edhe kancelarja Merkel u shpreh e lehtësuar duke theksuar se BE u prezantua në këtë çështje me unitet. “Kjo është gjë e mirë dhe një pohim për tregtinë e lirë dhe kundër proteksionizmit.” Presidenti francez, Emannuel Macron e vlerësoi përjashtimin e europianëve nga doganat ndëshkuese. “Dëshira ime është që të paktën, të vazhdojmë me rregullat e tregtisë botërore që janë të vlefshme për të gjithë ne”.

or bisedimet nuk kanë për të përfunduar kaq shpejt. Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmeier pret bisedime intensive në të ardhmen. Në gjashtë javët e ardhshme kemi mundësinë që “të negociojmë shumë të përqëndruar me palën amerikane”, tha ai për radion gjermane, Deutschlandfunk. Por për momentin ia kemi dalë që të shmangim një situatë të pasigurisë së madhe, tha ai. /dw/

Të këshilluara

2 miliard njerëz vuajnë nga mungesa e ujit

Aktualisht rreth 2 miliard njerëz në botë nuk mund t’i plotësojnë nevojat e tyre për ujë të pijshëm. Shkaqet e kësaj mungese, që ka të bëjë me jetën a vdekjen e...

15:24

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI