Flash

Tentuan ta godisnin me thikë, flet trajneri i U17 i Tiranës, Migen Memelli: Jam i tronditur

Lapsi.al 22 March 2018
Tentuan ta godisnin me thikë, flet trajneri i U17 i Tiranës, Migen

Pak minuta pasi u godit me grushte nga babai i një prindi, reagon trajneri i Tiranës U 17, Migen Memelli. I pyetur nga mediat ai u shpreh se është i tronditur nga kjo që ndodhi.

Sipas tij një person e ka goditur disa herë me grushte dhe ka tentuar ta qëllojë edhe me thikë.

“Jam në një gjendje të rënduar psikologjike, u godita me disa grushte në fytyrë dhe tentoi të më gjuante me thikë. Personi në fjalë quhet Abdyl Çejku, hyri në fushë dhe më qëlloi”, - tha Memelli.

Trajneri i Tiranës u godit me grushte nga prindi i një futbollisti pasi Memelli nuk e kishte futur djalin e tij në fushë. Ngjarja ndodhi në fushën sportive “Skënder Halili" në Tiranë.

 

Të këshilluara

E bujshme/ Dybala, vizitë sekrete në Madrid

Paulo Dybala ka një raport të mirë me Spanjën. Kjo dihet. Sulmuesi argjentinas qëndroi gjatë gjithë verës së kaluar në Barcelonë me shokun e tij Dani Alves që n...

20:26

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI