Flash

Raporti/ Sa kanë paguar PS, PD dhe LSI për mediat në fushatë

Lapsi.al 22 March 2018
Raporti/ Sa kanë paguar PS, PD dhe LSI për mediat në fushatë

Kodi zgjedhor dhe ligjet që rregullojnë financimin e partive politike në vend kanë qenë gjatë dy dekadave të fundit produkt i marrëveshjeve dhe mosmarrëveshjeve të partive politike kryesore në vend – Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe pas vitit 2009 edhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Por edhe pse këto grupime politike kanë luajtur një rol kyç në hartimin e ligjeve dhe mbikëqyrjen përmes përfaqësueseve të tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ato mbeten shkelësit më të mëdhenj të procedurave ligjore që rregullojnë aktivitetet e fushatës elektorale dhe deklarimin e burimeve dhe shpenzimeve financiare – rregulla që synojnë të garantojnë një proces zgjedhor me standarte, të pandikuar nga grupet e interesit apo paratë e pista. BIRN ka analizuar raportet financiare të dorëzuara në KQZ, ku zbulon të dhëna interesante mbi shpenzimet e tre partive kryesore në vend. Pjesa më e madhe e buxhetit të tyre shkon për reklama televizive.

Partia Socialiste

Fushata për zgjedhjet e 25 qershorit ka kushtuar 100.8 milionë lekë, nga të cilat 11.1 milionë ishin detyrime të papaguara për reklama dhe spote televizive kundrejt televizionit Top Channel. Shpenzimet për reklamat televizive përbëjnë pjesën kryesore të shpenzimeve elektorale të Partisë Socialiste me 26.2 milionë lekë ose 26% të totalit të fushatës.  Një zë tjetër i rëndësishëm në pasqyrat financiare të Partisë Socialiste është ai për eventet në hapjen dhe mbylljen e fushatës elektorale, të cilat arrijnë vlerën 30.3 milionë lekë ose 30.1 % të totalit.

Partia Demokratike

Fushata për zgjedhjet e 25 qershorit ka kushtuar 97 milionë lekë– një shumë kjo e përafërt me Partinë Socialiste në pushtet. Pjesa kryesore e këtyre shpenzimeve përbëhet nga kostot e reklamave dhe spoteve televizive me vlerë 36 milionë lekë, si dhe transmetimet live të eventeve të fushatës në televizion me vlerë 16 milionë lekë. Të ardhurat totale të Partisë Demokratike, sipas raportit të auditit arrijnë vlerën e 131 milionë lekë, nga të cilat 22.8 milionë lekë janë donacione në natyrë për reklama dhe spote nga kompanitë mediatike Top Channel dhe Media Vizion, ndërsa diferenca vjen nga mbështetja financiare e buxhetit të shtetit për partitë politike si dhe fondet publike të shpërndara për fushatën elektorale. “Donacionet nga kompanitë e mediave janë të dokumentuara me faturë tatimore dhe në secilën prej tyre është ndarë shërbimi me pagesë dhe shërbimi falas i kohës televizive,” shkruhet në raportin e auditit për pasqyrat financiare të fushatës.

Lëvizja Socialiste për Integrim

Sipas raportit të auditit të pasqyrave financiare të LSI për zgjedhjet e 25 qershorit, të ardhurarat e deklaruara nga LSI për zgjedhjet parlamentare arrijnë në 75 milionë lekë, nga të cilat 25 milionë vijnë nga fonde publike, 13.9 milionë nga persona fizikë, 24.3 milionë nga persona juridikë dhe 13.5 milionë nga vetë subjekti.  Megjithatë, audituesi vë në dukje se nga të ardhurat publike, 1.4 milionë lekë janë transferuar pas datës 25 qershor 2015. Ndërkohë gjatë fushatës LSI ka raportuar shpenzime prej 88.1 milionë lekë, nga të cilat 24.7 milionë lekë  kanë qenë dhurata në natyrë dhe 9.2 milionë lek është borxh i papaguar. Audituesi ka konstatuar se subjekti ka deklaruar shpenzime të paguara në vlerë 54 milionë lekë, por nga të cilat nuk janë likuiduar brenda të së njëjtës periudhë 2.2 milionë lekë. Në shpenzimet e fushatës të deklaruara nga LSI përfshihen 15 milionë lekë shpenzime administrative dhe 36 millionë lekë të lidhura drejtpërdrejt me fushatën, të cilat kanë shkuar për reklama, konsulenca, publikime, materiale promocionale dhe mitingje./BIRN

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI