Flash

'Kasapi i Bosnjës' apelon dënimin për genocid dhe krime lufte

Lapsi.al 22 March 2018
'Kasapi i Bosnjës' apelon dënimin për genocid dhe krime

Udhëheqësi ushtarak i forcave serbe gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, Ratko Mlladiq, ka apeluar kundër dënimit për gjenocid dhe krime lufte. Mlladiq, i njohur si “Kasapi i Bosnjës”, ishte dënuar në nëntor të vitit të kaluar nga Gjykata e Hagës me burgim të përjetshëm.

Gjykata kishte vërtetuar se ai ka pasur rol të rëndësishëm në “Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale” në Bosnje, raporton Klan Kosova.

Në korrik të vitit 1995, Mlladiq e kishte udhëhequr rrethimin e Srebrenicës, kurse kishte marrë pjesë edhe në sulmet terrorizuese ndaj qytetit të Sarajevës dhe burgosjet e ushtarëve të UNPROFOR-it. Pas 16 vjet të fshehjes në Bosnje dhe Serbi, ai u arrestua më 26 maj të vitit 2011, në Vojvodinë, kurse procesi gjyqësor ndaj tij filloi më 16 maj të vitit 2012.

Të këshilluara

2 miliard njerëz vuajnë nga mungesa e ujit

Aktualisht rreth 2 miliard njerëz në botë nuk mund t’i plotësojnë nevojat e tyre për ujë të pijshëm. Shkaqet e kësaj mungese, që ka të bëjë me jetën a vdekjen e...

15:24

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI