Flash

Grabitja e LSI-së, nuk është punë Rusie, por rrëmbim tepsie

Lapsi.al 22 March 2018
Grabitja e LSI-së, nuk është punë Rusie, por rrëmbim

Kur pushtetet çmenden prodhojnë fabula që i besojnë vetëm vetë. Kjo po ndodh edhe me Rilindjen që i është futur një aksioni, sa hajdut edhe qesharak, për të vjedhur anëtarët e këshillave bashkiakë të LSI. Në Vlorë, në Laç, në Skrapar apo në Shkodër, përditë po del nga një lajm largimesh demonstrative nga ish partia e Ilir Metës.

Deri këtu nuk ka ndonjë çudi.

Tashmë është bërë zakon që partitë që janë në qeveri fusin duart në tepsinë e atij që nuk ka më gjë në dorë.

Por, në këtë histori, e bukur është të vërehet se përse po largohen “zëmërthyer” ish anëtarët e LSI.

Po të lexosh deklaratën e shkodranëve që i përplasën dërën në fytyrë Monikës, aty thuhet se ata nuk e durojnë dot faktin se një parti që u ngrit për të përshpejtuar rrugën drejt BE, tani po influencohet nga qarqe dashakeqe ruse. Me po të njëjtën gjuhë, të ngjashmit e tyre në Vlorë, thonë se nuk e falin dot mbrojtjen që po i bëhet oligarkëve rusë që kanë financuar PD-në. Pathosi anti-sovjetik duket se i ka peshuar si një gur i rëndë në zemër edhe kryemëdhenjve të Kurbinit, të cilët theksuan në deklaratën e shkëputjes se nuk kanë asnjë gjë të përbashkët me politikat që duan të përçajnë Shqipërinë me Perëndimin dhe ta lenë atë jashtë BE-së.

Për të vënë duart në kokë është sidomos justifikimi që kanë gjetur 6 skraparllij të irrituar që e kanë përligjur rendjen e tyre drejt socialistëve me mosmbështetjen e interesave ruse në Ballkan.

Pra, në thelb, grabitja kombëtare që socialistët po i bëjnë vëllezërve të tyre armiq, në mënyrë qesharake, po kërkohet të shitet si një akt moral. Nga Belshi në Fier e Gjirokastër, deri në Vlorë dhe në Shkodër, ata që kanë pranuar të bëhen pjesë e partisë si Ilir Metës pas shfaqes me bllok në dorë, pas deklaratave për kokëpalarët e 21 janarit, pas vjedhjes së zgjedhjeve lokale të 2011 në Tiranë, pikërisht ata që as nuk janë skuqur dhe as nuk janë zverdhur nga piruetat, sa në prehrin e Berishës aq dhe në atë të Ramës, tani qenkan bërë të ndërgjegjshëm për t’i thënë ndal ndërhyrjes ruse në Shqipëri.

Ky është teksti absurd që atyre u është vënë në duar nga zyrat e propagandës së pushtetit dhe që ata e kanë lexuar si çmimin qesharak për t’u pranuar në gjirin e PS.

Por, këtu problemi nuk është as tek këto marioneta që shfaqen në publik me shalët hapur, as tek LSI-a që po braktiset prej tyre. Të dyja palët po paguajnë faturën e rëndë të një politike klienteliste që zgjat prej një dekade.

Të parët, pasi kanë rrëmbyer në emër të zvarrsjes pas pushtetit, tani duhet të blejnë të ardhmen duke u shfaqur si kllounë në mediat ramiste.

E dyta, pasi i ka përdorur këta sharlatanë, tani po shijon frytet e hidhura të “besnikërisë” të blerë me para.

Edhe tradhtarët e LSI-së edhe partia e tyre e braktisur në këtë rast duhen mëshiruar po njësoj.

Prandaj në këtë fabul të rëndësishëm nuk janë ata.

Këtu problemi është tek deliri dhe tek humbja e arsyes së pushtetit. Pasi u mundua të fabrikojë me të gjitha mënyrat historinë e financimeve ruse të PD-së, propaganda e rilindjes po mëton sot t’i mbushë mendjen shqiptarëve, se pjesa më mercenare e partisë me mercenare të vendit qënka a aftë për akte moralo-patriotike.

Pra deri në këtë pikë janë çmendur propagandistët e Rilindjes sa po kërkojnë t’i shesin publikut edhe një fabul si kjo. Deri në këtë pikë e kanë humbur arsyen sa një histori tepsie duan t’a servirin si një makth që vjen prej Rusie.  

Prandaj, meraku i vërtetë i kësaj që po ndodh nuk është se po jetojmë në kohën e një opozite gjithnjë e më të blerë dhe gjithnjë e më të dobët, por në periudhën e një pushteti gjithnjë e më të çmendur, që po fillon të besojë në devizën tipike të diktaturave: “sa më e madhe gënjeshtra, aq më e besueshme është”.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Fytyra e Ramës në pasqyrën e Brukselit

Edi Rama ka treguar edhe njëherë në Bruksel se ai di të jetë një manipulator i talentuar. Në qëndrimet që ka mbajtur dhe në intervistat që ka dhënë, gjatë një t...

14:36

Rama, një marshim me veshë të dyllosur

Kjo e enjte në parlament, më tepër se për sherrnajën e zakonshme pozitë-opozitë do të mbahet mend për një gjest simbolik të Edi Ramës: mbylljen e veshëve me kuf...

10:39

Pse Basha nuk i zbraz dot kafenetë

Çdo student rishtar i psikologjisë nuk do ta kishte të vështrirë t’a interprentonte përgjigjen që kreu i opozitës i ktheu ish vëllezërve armiq në PD, që e kishi...

17:23

A erdhi dita për të mbrojtur Berishën?

Një koalicion i gjërë kolegësh pro qeveritarë janë përfshirë në një thirrje për të bojkotuar mediatikisht Sali Berishën, pas ndërhyrjes, sa brutale aq edhe vulg...

11:57

Lali dhe Përbindëshi, 2 fytyrat e Veliajt

Më në fund, shpëtimi erdhi andej nga nuk e prisnim, nga Fevziu. U desh vetëm 1 emision për të nxjerrë nga binarët e për të shpërfaqur fytyrën e vërtetë të Kr...

14:04

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI