Flash

Xhuliani në Opinion: SHBA nuk duhet ta dorëzojë Gulenin tek Erdogan

Lapsi.al 21 March 2018
Xhuliani në Opinion: SHBA nuk duhet ta dorëzojë Gulenin tek

I ftuar në emisionin Opinion, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudi Xhuliani, hedh një tjetër tezë përsa i përket interesit të Turqisë për të sjellë klerikun Fetullah Gulen vendin e tij.

Xhuliani deklaroi se Gulen ka një mbështetje të madhe në Turqi. Ndërsa vendi i Gulen, pavarësisht se ka dërguar shumë letra në gjykatë, sipas Xhulianit, Turqia mund të ngrinte një çështje shumë të mirë në gjykatë, ndoshta edhe të parefuzueshme.

Ekstradimi i tij në Turqi do të ishte i mundur në këtë rast. Sipas Xhulianit, Gulen është më i dobishëm për Erdoganin jashtë Turqisë, sesa brenda saj.

“Ja çfarë është interesante. Turqia nuk ka dërguar asnjë kërkesë të mirëfilltë ekstradimi për të. Ata kanë dërguar shumë letra në gjykatë por me aq sa mund të them unë nga Departamenti ynë i Drejtësisë, nëse ata do të donin, mund të ngrinin një çështje shumë më të mirë të cilën një gjykatës do ta kishte të vështirë për ta refuzuar. Dhe kjo që do them bazohet shumë më tepër në mendimin tim, jo sipas Trampit apo dikujt tjetër.

Unë besoj se Guleni është më i dobishëm për Erdoganin jashtë Turqisë sesa brenda saj.” – u shpreh Rudi Xhuliani.

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut sheh edhe një problem tjetër nëse Gulen kthehet në Turqi.

“Mund të ndodhte një... ndoshta jo një grusht shteti por pyetja është se kë mbështet ushtria turke dhe kjo është gjithashtu e dyshimtë. Ushtria turke nuk mund të jetë e kënaqur me lëvizjen drejt fundamentalizmit. Fundamentalizmin mysliman në Turqi. Në qendër ishte një ushtri alla Ataturk që do të thotë një ushtri jofetare. Myslimane por jo myslimane në kuptimin jotolerant. Turqia po lëviz në këtë drejtim dhe unë nuk mendoj se ushtria është e kënaqur me këtë. Erdogani duhet të shqetësohet që Guleni të paktën hiqet si një person më i moderuar. Them hiqet sepse unë nuk e njoh Gulenin.” – u shpreh Xhuliani.

PJESË NGA INTERVISTA:

BF: Ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë qëndron akoma problemi Gulen. Edhe ju keni qenë mes këtyre dy vendeve.

RG: Unë kam qenë në mes të gjithë kësaj. Jam takuar me presidentin Erdogan për këtë dhe kam folur me të disa herë në telefon. Realiteti është se Shtetet e Bashkuara nuk do t’ia japin Gulenin Erdoganit.

BF: Jo?

RG: Nuk mendoj kështu. Ja çfarë është interesante. Turqia nuk ka dërguar asnjë kërkesë të mirëfilltë ekstradimi për të. Ata kanë dërguar shumë letra në gjykatë por me aq sa mund të them unë nga Departamenti ynë i Drejtësisë, nëse ata do të donin, mund të ngrinin një çështje shumë më të mirë të cilën një gjykatës do ta kishte të vështirë për ta refuzuar. Dhe kjo që do them bazohet shumë më tepër në mendimin tim, jo sipas Trampit apo dikujt tjetër.

BF: Po, sigurisht.

RG: Unë besoj se Guleni është më i dobishëm për Erdoganin jashtë Turqisë sesa brenda saj.

BF: Pse?

RG: Ta ktheje atë në Turqi do të ishte njësoj si të ktheje Ajatollahun në Iran. Ai ka shumë mbështetje në Turqi. Është pak a shumë 50 me 50 atje. Dhe 50% i tij mund të jetë më entuziast sesa 50% për Erdoganin. Pra jashtë vendit, ai nuk mund të organizojë dot gjë. Nëse ai kthehet...

BF: Ai do krijonte probleme.

RG: Mund të ndodhte një... ndoshta jo një grusht shteti por pyetja është se kë mbështet ushtria turke dhe kjo është gjithashtu e dyshimtë. Ushtria turke nuk mund të jetë e kënaqur me lëvizjen drejt fundamentalizmit. Fundamentalizmin mysliman në Turqi. Në qendër ishte një ushtri alla Ataturk që do të thotë një ushtri jofetare. Myslimane por jo myslimane në kuptimin jotolerant. Turqia po lëviz në këtë drejtim dhe unë nuk mendoj se ushtria është e kënaqur me këtë. Erdogani duhet të shqetësohet që Guleni të paktën hiqet si një person më i moderuar. Them hiqet sepse unë nuk e njoh Gulenin.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Financimet ruse/ Fytyra qesharake e PD-së

Sot PD ka shfrytëzuar fytyrën e një deputeteje të re, që më shumë fliste sesa kuptonte, për t'i bërë një kundërpërgjigje sa qesharake po aq edhe absurde, kundër...

16:09

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI