Flash

Rama hap sfidën: Ne do t’i lëmë mbrapa serbët në garën për në BE

Lapsi.al 21 March 2018
Rama hap sfidën: Ne do t’i lëmë mbrapa serbët në

Megjithëse Serbia ka një avantazh të dukshëm përpara Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në BE që sipas shumë parashikimeve në rastim më të mirë do të realizohet në 2025, kryeministri Rama ka profetizuar se ajo nuk do t’i bashkohej BE-së para vendit tonë. “Serbia nuk do të anëtarësohet në BE para Shqipërisë. Kjo është e sigurt”, ka thënë Rama për Politico.eu.

“Serbia duhet ende të kalojë përmes procesit të vështirë të njohjes së Kosovës ose së paku të zgjidhë problemin me Kosovën”, shtoi ai. “Besoj vërtet se duhet të ndodhë diçka magjike, gjë që nuk ka shumë të ngjarë, që ata t’i bashkohen BE-së para nesh”.

Shqipëria shpreson të marrë dritën jeshile për të filluar bisedimet për anëtarësim në muajt e ardhshëm - shkruan Politiko.

Tirana pret që Komisioni të deklarojë në muajin prill se i ka përmbushur kushtet për të nisur procesin. Në rastin e një rekomandimi pozitiv, pastaj do t’i takojë Këshillit të kryetarëve të shteteve që të vendosin nëse do japin aprovimin për të vazhduar më tej në qershor.

“Ne besojmë se raporti i Komisionit do të rezultojë me siguri pozitiv”, u shpreh Rama gjatë një vizite në Bruksel për të mbrojtur çështjen e vendit të tij. “Për Këshillin është një betejë, deri në momentin e fundit pasi ne na duhet t’i bindim të gjithë që ka vetëm një zgjedhje të duhur për të bërë.”

Ndonëse strategjia e re e BE-së për Ballkanin Perëndimor, e publikuar muajin e kaluar, servir fjalë të ngrohta për rolin e rajonit në Europë, aty theksohet se gjashtë shtetet candidate (Shqipëria, Bosnie-Hecergovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia), kanë “lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet e qeverisjes”.

Rama e pranon se vendit të tij i duhet të përballet me këto probleme. Por ai kundërshton stereotipet që sipas tij u janë veshur shpesh vendeve që kërkojnë t’i bashkohen BE-së.

“Kur bullgarët donin të anëtarësoheshin, ata ishin vendi që u përpoq të vriste papën. Kjo ka ndodhur kudo. Rumunët ishin vendi që fajësoheshin disi sepse e kishin bërë Europën të zbulonte prostitucionin. Ne tani duhet të përballemi me këtë nocionin që paskemi diçka të veçantë në ADN që na lidh me krimin”, ka arsyetuar Rama.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI