Flash

LSI sfidon PD: Të firmosim tani një marrëveshje, ose dalim vetëm në zgjedhje

Lapsi.al 21 March 2018
LSI sfidon PD: Të firmosim tani një marrëveshje, ose dalim

Megjithëse duket sikur zgjedhjet lokale të pranverës së vitit të ardhshëm janë larg në të dy kampet ka nisur të mendohet seriozisht për to. Madje përfliten edhe kandidatët e parë në bashki të ndryshme. LSI ka hedhur sinjale të paqarta kohët e fundit. Publikisht është mohuar çdo lloj bashkëpunimi me PS-në, por nuk kanë qenë të paktë zërat që e kanë konsideruar “të mundshëm” një bashkëpunim të tillë.

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu tha në një intervistë për Ora News se tani është momenti i rëndësishëm që LSI dhe PD të shkojnë në një marrëveshje të përbashkët opozitare, por theksoi që ajo të jetë transparente dhe afatgjatë.

“LSI është parti opozitare. Ka pasur mjaft zhvillime të përbashkëta me PD-në që kulmoi me protestën e 27 janarit. Një bashkëpunim politik mes PD dhe LSI kërkon që të ketë atë alkiminë e vet, sidomos sa u takon programeve. Besoj fort që fronti opozitar do kalojë në një marrëdhënie politike mes palësh.

Jam për një marrëveshje transparente, të thënë dhe afat gjate dhe që shqiptarët ta kuptojnë kush është opozita dhe kush është pozita dhe ku do shkojmë në afat mesëm dhe afatgjatë.

Koalicion me PS në zgjedhjet lokale?

“Janë skema që socialistët i bëjnë mirë dhe nuk e di kush mund të jetë flirti i LSI me PS. Deklarimet kanë qenë të hapur, deputetet e LSI, kryetarja janë qartësuar në mendimet e tyre, pastaj seç diskutohet në kafenera nuk e di.

Besoj se është moment mjaft i rëndësishëm që të shkohet në këtë marrëveshje, ose nëse s’ka marrëveshje ne të fokusohemi që LSI do kandidojë e vetme përsëri pasi besoj se jemi pak vonë për organizimin e zgjedhjeve të 2019” – e mbyll Spahiu. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI