Flash

Kosova voton Demarkacionin, tym dhe flakë në Kuvend

Lapsi.al 21 March 2018
Kosova voton Demarkacionin, tym dhe flakë në Kuvend

Kuvendi i Kosovës ka votuar me 80 vota pro marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, në një seancë maratonë, e cila u ndërpre disa herë pas hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Kundër votuan 11 deputetë, ndërsa s'kishte asnjë abstenim. Kosova dhe Mali i Zi kishin nënshkruar në vitin 2015 në Vjenë Marrëveshjen e Demarkacionit, por ajo nuk mundi të ratifikohej në Kuvend pas disa përpjekjesh të njëpasnjëshme duke sjell edhe rrëzimin e qeverisë së Isa Mustafës. Ratifikimi i kësaj marrëveshje ishte kushti i Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën. Tani pritet që ky proces të marrë dritën jeshile.

Zhvillimet gjatë seancës maratonë mes gazit lotsjellës dhe tymit.

Bombulat me gaz lotsjellës janë u hodhën në anën e Kuvendit ku ulen deputetët e LDK-së. I dëmtuar lehtë nga gazi lotsjellës mbeti deputeti Ramiz Kelmendi, i cili ishte i sëmurë megjithatë merrte pjesë në seancë. Pavarësisht kësaj, Ramiz Kelmendi tha se "nuk dorëzohet kollaj", pasi ikja e tij do të cënonte shumicën e arritur me vështirësi prej 80 votash.

Deputeti goran, pjesë e Listës Serbe, ishte vota që siguroi ratifikimin e Demarkacionit. Në seancën e parë, u vu re se gazi lotsjellës u hodh sapo ai ka hyrë në sallë.

Në sallën e Kuvendit nuk munguan as përpjekjet për të marrë me dhunë kartat e deputetëve. Ka qenë deputeti Liburn Aliu i Vetëvendosjes që mori kartat e kolegëve të tij, në një skenë të ngjashme si ajo që u pa në Kuvendin e Shqipërisë, në seancën kur u votua Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku. Në kuvendin e Shqipërisë këtë veprim e bëri Monika Kryemadhi e LSI-së.

Ambasadori amerikan Delawie dhe shefja e BE-së, Natalia Apostolova kanë reaguar ashpër kundër Vetëvendosjes, duke thënë se janë të shokuar nga kjo që po ndodh në parlament. Delawie i bëri thirrje deputetëve të mos largohen nga Kuvendi dhe ta votojnë Demarkacionin.

“Unë nuk dorëzohem, shpresoj që edhe deputetët të mos dorëzohen. Sot është dita për të votuar” tha Delawie para mediave.

Deputetja e Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, pas hedhjes së gazit tha se VV është e vendosur ta pengojë votimin e Demarkacionit.

“Ne e bëmë këtë veprim që ta shpëtojmë vendin nga e keqja që po i vjen. E kuptoj se kjo dikujt mund t’i duket jonormale. Por edhe para tre viteve ne kemi vepruar njësoj. Kemi arritur që ta ndalojmë më të keqen. Demarkacioni nuk kalon. Lëvizja Vetëvendosje do ta kundërshtojë Marrëveshjen për Demarkacionin. Se si do të veprojmë tutje mbetet që të shihet”, ka thënë Haxhiu.

Kushtet e Listës Serbe për të votuar pro demarkacionit ishin refuzuar nga Qeveria Haradinaj dhe vetëm një deputet i saj i është bashkuar votimit. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI