Flash

Fonde nga Gadafi? Sarkozy vazhdon të merret në pyetje nga policia

Lapsi.al 21 March 2018
Fonde nga Gadafi? Sarkozy vazhdon të merret në pyetje nga policia

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, po vazhdon të merret në pyetje në lidhje me akuzat se fushata e tij zgjedhore më 2007 ka marrë fonde nga regjimi i ish-diktatorit libian, Muammar Gadafi.

Pasi ka kaluar natën në shtëpi, Sarkozy është kthyer në stacionin e policisë në Nanterre, në veriperëndim të Parisit, për t’u marrë në pyetje nga zyrtarët e policisë anti-korrupsion.

Hetimi gjyqësor ka nisur në vitin 2013, pasi ueb-faqja franceze e lajmeve Mediapart ka publikuar akuzat e biznesmenit francezo-libanez, Ziad Takieddine, se ai ka transferuar 5 milionë euro nga ish-shefi i inteligjencës së Qaddafit, Abdullah Senussi, te shefi i fushatës së Sarkozy, shkruan rel.

Sarkozy, 63 vjeç, i cili ka qenë president nga viti 2007 deri më 2012, ka mohuar vazhdimisht çdo akuzë.

Të këshilluara

Fitorja e Putin, Perëndimi heziton ta urojë

Pas sigurimit të mandatit të 4-rt në pushtet, rusi Vladimir Putin ka marre urime nga disa udhëheqës botërore, por deri me tani asnjë nga krerët e qeverive të ve...

17:52

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI