Flash

Angela Merkel kritikon ashpër Turqinë për ofensivën në Afrin

Lapsi.al 21 March 2018
Angela Merkel kritikon ashpër Turqinë për ofensivën në

Edhe pse interesat e Turqisë mbi sigurinë i quan legjitime, kancelarja gjermane, Angela Merkel ka kritikuar ofensivën e ushtrisë turke ndaj militantëve kurdë, në qytetin sirian, Afrin.

“Pavarësisht, interesave legjitime që ka Turqia mbi sigurinë, është e papranueshme ajo çfarë po ndodh në Afrin, ku mijëra civilë po përndiqen, po vdesin ose po detyrohen të largohen”, u shpreh Merkel, gjatë një fjalimi në Parlament.

“Ne dënojmë fuqishëm këto veprime”, shtoi Merkel.

Turqia ka nisur ofensivë ushtarake në Afrin, kundër militantëve kurdë të Sirisë, të cilët i konsidereron terroristë. Ankaraja thotë se ata kanë lidhje me kryengritësit kurdë brenda Turqisë.

Turqia ka deklaruar se ka marrë nën kontroll qytetin Afrin të Sirisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI