Flash

(FOTO) Të shtëna me armë në një shkollë në SHBA, tre të plagosur

Lapsi.al 20 March 2018
(FOTO) Të shtëna me armë në një shkollë në

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në një shkollë të mesme në Maryland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Forcat e policisë kanë mbyllur shkollën “Great Mills”.

CNN raporton se tre persona janë qëlluar, por nuk bëhet e nde e ditur gjendja e tyre. Ende nuk është identifikuar autori i ngjarjes.

Të shtënat ndodhën rreth 70 milje në jug të kryeqytetit Uashington.

FBI i bën thirrje prindërve që të mbajnë fëmijët e tyre në shtëpi.

Ngjarja ndodhi në një moment kur të shtënat në shkolla janë kthyer në një debat të nxehtë në SHBA pas ngjarjes që përsëritet në mënyrë të vazhdueshme.

Më 14 shkurt në një gjimnaz në Parkland të Floridas u vranë 17 studentë.

Të këshilluara

Fitorja e Putin, Perëndimi heziton ta urojë

Pas sigurimit të mandatit të 4-rt në pushtet, rusi Vladimir Putin ka marre urime nga disa udhëheqës botërore, por deri me tani asnjë nga krerët e qeverive të ve...

17:52

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI