Flash

400 kilometra udhëtim për në ndeshjen e parë të botërorit, topi kalon nga hapësira

Lapsi.al 20 March 2018
400 kilometra udhëtim për në ndeshjen e parë të

Topi me të cilin do të nisë Botërori i Rusisë, në takimin hapës Rusi-Arabi Saudite, do të bëjë më parë një udhëtim në hapësirë. Topi që do të përdoret për herë të parë në ndeshjen e 14 qershorit, do të udhëtojë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, që është 400 kilometra larg tokës.

“Do e marrim topin me vete dhe do e sjellim për ndeshjen e parë” – u shpreh kozmonauti Oleg Artemiev. Në maj, kolegu i tij rus, Anton Shkaplerov do e rikthejë topin në Tokë. Artemiev, që e anonçoi këtë mision nga stacioni hapësinor Baikonur, në Kazakistan, ka njoftuar gjithashtu se me kërkesë të djalit të tij, ai do marrë me vete edhe një lodër nga maskota e Botërorit, ujku i quajtur Zabivaka.

Të këshilluara

E bujshme/ Dybala, vizitë sekrete në Madrid

Paulo Dybala ka një raport të mirë me Spanjën. Kjo dihet. Sulmuesi argjentinas qëndroi gjatë gjithë verës së kaluar në Barcelonë me shokun e tij Dani Alves që n...

20:26

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI