Flash

Përshkallëzimi i tensioneve me Turqinë, Greqia planifikon miliarda euro shpenzime në 'mbrojtje'

Lapsi.al 19 March 2018
Përshkallëzimi i tensioneve me Turqinë, Greqia planifikon

Athina ka planifikuar blerjen e 4 luftanijeve franceze te tipit “Belharra” të gjeneratës së fundit, pas përshkallëzimit të tensioneve me Turqinë në muajt e fundit në detin Egje.

Lajmi, i cili përflitej ditët e fundit në mediat greke, vërtetohet tashmë edhe nga disa të përditshme gjermane, të cilat shtrojnë pyetjen se si do të mund të paguajë Greqia këto shuma marramendëse ndërsa financat e saj janë ende të brishta.

Athina duket se ka rënë dakord me Parisin për blerjen në fillim të dy luftanijeve, vlera e te cilave shkon në 2 miliardë euro dhe më pas do të nënshkruajë kontratë edhe për dy të tjera, menjëherë pasi Banka Qendrore Evropiane të çlirojë fitimet e saj nga obligacionet e mbajtura aktualisht të qeverisë greke.

“Belharra”-t janë anije të teknologjisë së lartë, që kanë jo vetëm sisteme të mbrojtjes detare, por sigurojnë mbrojtje të gjithë zonës ajrore duke u bërë një faktor mbizotërues në det dhe ajër.

Sipas Top Channel, deri në ndërtimin e plotë të fregatave moderne franceze në 2021, Parisi do t’i huazojë Athinës dy luftanije të tjera të tipit “Fremm”.

Pavarësisht krizës financiare dhe viteve të vështira, Greqia vazhdon të mbajë vendin e tretë për shpenzime ushtarake në nivelin 2.3 % të PBB në NATO, pas SHBA dhe Francës, duke lënë pas Turqinë dhe Britaninë.

Të këshilluara

Portugali, konfiskohen 2.5 tonë kokainë

Autoritetet portugeze dhe spanjolle konfiskuan rreth 2.5 tonë kokainë dhe arrestuan 10 persona të dyshuar për trafik lëndësh narkotike midis Amerikës Latine dhe...

22:50

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI