Flash

Përse disa femra e kanë të vështirë të provojnë orgazmën/ Çfarë duhet të bëjnë?

Lapsi.al 19 March 2018
Përse disa femra e kanë të vështirë të

Sipas një studimi të fundit të publikuar në tabloidin britanik “The Sun” një grua në pesë nuk ka arritur kurrë në orgazmë pavarësisht se mund të ketë pasur një jetë seksuale aktive.

Për shumë gra, orgazma është një ndjesi e panjohur, një fjalë që bën pjesë në fjalor e asgjë më shumë. Shkaqet janë të shumta, dhe jo të njëjta për të gjitha, theksohet në “The Sun”. Studiuesit pohojnë se shkaktarët e një problemi të tillë janë të shumtë, duke filluar nga barnat farmaceutike: në një masë të madhe ndikojnë antidepresivët dhe ilaçet kundër dhimbjeve të kokës. Një tjetër ‘fajtor’ që duhet përfshirë në listën e shkaqeve që ndalojnë orgazmën, është stresi, i cili nuk i lejon trurit të perceptojë impulset seksuale duke ulur së tepërmi nivelin e eksitimit. Edhe mungesa e fantazisë luan një rol jofavorizues në marrëdhëniet intime. Shumë gra nuk e lejojnë veten të çlirohen duke kërkuar shtysa të reja, madje duke provuar edhe nga ato gjëra që në vetëdijen e tyre të mbërthyer nga normat dhe morali, i konsiderojnë ekstreme dhe të palejueshme. Në raste të tilla është shumë e nevojshme ndjeshmëria e partnerit. Një masazh sensual apo përdorimi i lodrave të seksit që shërbejnë si stimulues mund të jetë rruga e duhur për të shkuar drejt kënaqësisë seksuale. Midis femrave që nuk e kanë arritur kurrë orgazmën, janë edhe ato që nuk e njohin në thelb trupin e tyre, dhe besojeni apo jo, janë vërtet shumë. Shumë kanë drojë, madje edhe turp të eksplorojnë trupin e tyre, sikur të ishte diçka e ndaluar dhe e ligë kjo sjellje, kur në fakt është favori më i madh që mund t’i bëjnë vetes. Ka edhe nga ato që e ‘shtypin’ veten të nxitura nga motivet fetare. Shumë femra mendojnë se qëllimi i vetëm i aktit seksual është lindja e fëmijëve dhe aspak të përfituarit të kënaqësisë gjatë tij. Ekspertët japin disa këshilla të vlefshme për gratë të cilat nuk e kanë ‘prekur’ kurrë kënaqësinë e vërtetë të seksit: “Njiheni mirë trupin tuaj, dialogoni me partnerin dhe mos u vetëfajësoni për mangësitë e aktit, sepse kjo do ta shndërronte problemin në një bllok të vërtetë psikologjik”. Këta lloj burrash u japin femrave më shumë orgazma Orgazma e garantuar: Mësoni t’i bëni masazh vaginës së saj!… Provoni këto tre pozicione për të çmendur të dashurën me orgazma

Të këshilluara

Financimet ruse/ Fytyra qesharake e PD-së

Sot PD ka shfrytëzuar fytyrën e një deputeteje të re, që më shumë fliste sesa kuptonte, për t'i bërë një kundërpërgjigje sa qesharake po aq edhe absurde, kundër...

16:09

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI