Flash

Kulisat/ Pse komisioni Tahiri është i lidhur me hapjen e negociatave me BE

Lapsi.al 19 March 2018
Kulisat/ Pse komisioni Tahiri është i lidhur me hapjen e negociatave

Një përplasje banale dhe e parëndësishme ka çelur sot komisionin hetimor të Kuvendit për çështjen e Saimir Tahirit. Deputetët socialistë, në kërkesën e parë që bënë, këmbëngulën në shtyrjen me një javë të seancës së dytë. Ndërsa kreu i komisionit nga opozita, Edi Paloka, shprehu shqetësimin se punimet e këtij komisioni hetimor nuk duhet të degdisen për në kalendat greke. Në fakt, në këtë përplasje që u pa mes Palokës dhe socialistëve Fino dhe Ndreu, nuk fshihet ndonjë merak as për ekonominë e punës parlamentare as për efikasitetin e seancave. Pas këtij debati fshihet tjetër gjë: mesazhi që të dyja palët duan t’i dërgojnë komunitetin ndërkombëtar dhe BE.

Ja sepse.

Burime të mirinformuara diplomatike të Lapsi.al bëjnë me dije se disave prej emisarëve të opozitës u është komunikuar hapur në Bruksel se “nuk do të ketë çelje të negociatave mes Shqipërisë dhe BE, nëse kryeministri Rama vazhdon të pengojë arrestimin e Saimir Tahirit”. Të njëjtat burime theksojnë se në rrugë zyrtare, dhe gjithashtu private, ky mesazh i është përcjellë edhe vetë Edi Ramës, i  cili deri më tani ka mbajtur qëndrimin se kjo është një punë e drejtësisë ku ai nuk ndërhyn dot.

Pikërisht duke ditur këtë komunikim, opozita këmbënguli në hapjen e komisionit hetimor për çështjen Tahiri: për të vërtetuar se ai ka mbrojtje politike dhe se thellimi i hetimeve për të, pengohet nga kryeministri.

Qëllimi i PD në këtë komision do të jetë të vërtetojë këtë tezë. Dhe në pamundësi për të provuar të kundërtën, sepse ndryshe nga sa i kërkuan partnerët ndërkombëtarë Rama i  dha imunitet parlamentar Tahirit, PS po përpiqet që ky fakt mos marri edhe vulën e një hetimi zyrtar parlamentar. Prandaj ajo do të bëjë ç'është e mundur, siç filloi sot, ta zvarrisë punën e komisionit.

Dihet se komisioni hetimor ka një afat kohor prej 6 muajsh dhe mund t'i dërgojë konkluzionet e tij deri në shtatorin e ardhshëm. Pikërisht kjo zvarritje deri në kufi të afateve ligjore, u  leverdis edhe socialistëve sepse ajo i shtyn raportet përfundimtare të palëve që do të votohen në parlament, përtej datës kur BE do të marrë ose jo vendim për hapjen e negociatave më Shqipërinë.

Duke marë mesazhin e qartë “nuk ka negociata pa lëshuar Tahirin”, Rama po mundohet që së paku t’u shmanget qëndrimeve politike deri sa në Bruksel të vendoset për Shqipërinë. Prandaj deputetët e tij sot iniciua strategjinë e shtyrjes së punimeve.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Analiza / Nga po rrezikon të goditet LSI-?

Prej disa ditësh në tregun mediatiko politik po gëlon një thashethemnajë në lidhje me një ftohje të LSI- së më PD-në dhe për një rikthim të mundshëm në gjirin e...

12:06

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI