Flash

Ilda Bejleri, nuk afirmon lirinë e saj, por çliron epshet e tifozëve

Lapsi.al 19 March 2018
Ilda Bejleri, nuk afirmon lirinë e saj, por çliron epshet e

Nga Ardian Vehbiu / Ka pasur një debat këto ditë, të nisur nga Mustafa Nano në Provokacija, rreth paraqitjes së dy moderatoreve të një emisioni sportiv të Digitalb-it (Supersport); paraqitje të cilën Nano e ka cilësuar si vulgare, ndërsa të tjerë, përfshi këtu edhe gazetarë, e kanë interpretuar si shprehje të së drejtës së gruas për të vendosur për jetën dhe pamjen e saj.

I meritueshëm në vetvete, debati degradoi shumë shpejt në ad hominem, siç pritet të ndodhë në mediat shqip.

Çfarë do të doja të shtoj, pa u pozicionuar menjëherë në lidhje me palët, është se veshja e moderatoreve të një emisioni televiziv duhet parë si element i një spektakli televiziv, dhe si e tillë, ajo përcaktohet në detaje në tryezën e regjisorit ose të producentit të emisionit. Nuk besoj se Bora Zemani dhe Ilda Bejleri e kanë vendosur vetë, se me ç’pamje dhe ç’veshje do t’i dalin publikut të Digitalbit; sikurse nuk besoj se vërejtja e Nanos kish të bënte me mënyrën si vishen këto dy qytetare kur dalin në rrugë ose larg kamerave.

Ky debat do të ishte moment i përshtatshëm për të diskutuar rreth kontekstit specifik, që i detyron producentët (regjisorët) e emisioneve të tilla, për t’i nxjerrë moderatoret të veshura në një mënyrë të caktuar; ose, nëse ka ndonjë lidhje të mirëfilltë midis trupit gjysmë të zhveshur të një vajze dhe interesit të publikut për sportin.

Liria e dy moderatoreve në fjalë vjen në vështrim deri në momentin kur këto e kanë pranuar rolin që do të luajnë në ekran; prandaj çdo lloj argumenti se këtu bëhet fjalë për të drejtën e gruas etj., nuk merr parasysh që bëhet fjalë për spektakël të prodhuar për publikun, jo për jetën reale të atyre dy vajzave: e shumta do të mund të flisnim për rolin edukativ apo jo të emisionit. Për të njëjtën arsye, nuk i mbajmë inat, pas shfaqjes, aktorit që luan Jagon – sepse ai e performon intrigën në skenë, nuk e konsumon në jetë.

Duke u veshur në mënyrë të diskutueshme, moderatoret televizive performojnë një lloj të caktuar vajze (gruaje), në rolin e moderatores televizive, për të cilën edhe paguhen. Emisionet sportive, si shumë emisione të tjera me shikueshmëri televizive të lartë, janë të kodifikuara rreptësisht: nëse moderatoret atje vishen në një mënyrë që disave u duket provokuese (provokacija) dhe pastaj duan të konsiderohen si “hot” në rrjetet sociale, këtë nuk e vendosin ato vetë, dhe as pritet që ta vendosen – figura e tyre publike, e cila del edhe në profilet e tyre në rrjetet sociale, menaxhohet prej producentëve. Bëhet fjalë për kontrata pune, tek të cilat liria e punëmarrësit për të qenë vetvetja mbaron në momentin e hedhjes së firmës.

Njëlloj mirë do të kish shërbyer debati për të diskutuar edhe si po konsumohet sot në Shqipëri sporti i televizuar dhe cilin publik kërkon të joshë, përveç faktit banal që bëhet fjalë kryesisht për meshkuj në grupe ose individualisht; por në kontekstin social ku shqiptarët shkojnë gjithnjë e më pak në stadium dhe ku interesi i tyre për futbollin tanimë u është bashkëlidhur basteve, ose kumarit (gambling). Mjafton një eksperiencë sado e lehtë me Las Vegasin, për t’u bindur se, në botën e kumarit, trupi lakuriq i femrës shërben si amplifikator (booster) i sjelljes impulsive të atyre që luajnë me para. Edhe në Las Vegas, skenografia është e tëra e skriptuar, ose e regjisuar në tavolinë; dhe nuk shërben aq për ta tërhequr kumarxhiun, sa për ta përftuar me kontakt.

Emisionet televizive të sportit në Shqipëri, si ato të Digitalbit, imitojnë shabllonë të televizioneve komerciale Perëndimore; dhe kushedi edhe producentët dhe regjisorët e tyre nuk janë tërësisht të vetëdijshëm se qëllimi i një spektakli të tillë është të përftojë dhe të riprodhojë një lloj specifik publiku. Pretendimi se aktorët në skenë në rolet e tyre specifike, ose pjesëmarrësit profesionistë në spektakle të tilla, janë duke afirmuar lirinë e tyre individuale në luftë me paragjykimet dhe “komplekset” është jo vetëm në thelb qesharak, por edhe ai vetë pjesë e spektaklit.

Marrë nga "Peizazhe të fjalës". Titulli origjinal: "provokacja"

Të këshilluara

Vajzat e TV-ve, material kurve

Kristina M */ Ndoshta e kam gabim sepse kam 22 vjet që jam larguar nga Shqipëria, por nuk e di përse gjithmonë e më shumë vajzat shqiptare - ato që shqiptarët n...

10:03

Ermal Meta, një fitore e hidhur

Nga Sokol Shameti/Fitorja nuk është e shqiptarit. Fitorja është e këngës italiane. Sepse Sanremo-ja është festival i këngës italiane. Shqiptari ishte vetëm mjet...

10:12

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI