Flash

Fitorja e Putin, Perëndimi heziton ta urojë

Lapsi.al 19 March 2018
Fitorja e Putin, Perëndimi heziton ta urojë

Pas sigurimit të mandatit të 4-rt në pushtet, rusi Vladimir Putin ka marre urime nga disa udhëheqës botërore, por deri me tani asnjë nga krerët e qeverive të vendeve Perëndimore nuk ka reaguar për fitoren.

Presidenti kinez Xi Jinping tha se partneriteti i vendit të tij me Rusinë ishte në nivelet më të larta në histori. “Aktualisht bashkëpunimi strategjik mes Kinës dhe Rusisë është në nivelet më të mira në histori dhe ky është një shembull për ndërtimin e një lloji të ri partneriteti ndërkombëtar”, tha presidenti kinez ne mesazhin e tij te urimit.

Të tjerë që përgëzuan presidentin rus ishin liderët e Kazakistanit, Bjellorusisë, Venezuelës, Bolivisë dhe Kubës. Por komentet e udhëheqësve perëndimore po vonojnë të vijnë. Tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit u rritën ndjeshëm gjatë javëve të fundit pas helmimit të një ish-spiuni rus në Britani, sulm për të cilin qeveria e Londrës fajëson Rusinë.

Pas mbërritjes në takimin e ministrave të jashtëm në Bruksel, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas vuri në pikëpyetje transparencën e zgjedhjeve duke thënë se Rusia do të mbetej një partner i vështirë.

Ndërkohë, shefja e diplomacisë së jashtme Federika Mogherini u fokusua tek çështja e helmimit, e cila sic tha është e papranueshme. Britania e Madhe dëboi 23 diplomate rusë nga Londra duke nxitur kundër reagimin e Moskës, që gjithashtu premtoi të dëbonte diplomatë britanike.

SHBA iu bashkuan Londrës në dënimin e sulmit me agjent nervor dhe së fundmi kanë vendosur sanksione ndaj një grupi rusësh per ndërhyrje në zgjedhje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI