Flash

ZYRTARE/ Vendoset data e luajtjes së derbit Milan - Inter

Lapsi.al 17 March 2018
ZYRTARE/ Vendoset data e luajtjes së derbit Milan - Inter

Derbi Milan-Inter, i vlefshëm për javën e 27-të të Serie A, shtyrë për shkak të ndarjes së papritur nga jeta të Davide Astori do të luhet më 4 prill.

Pas eliminimit të Milanit nga Europa League është fiksuar e mërkura e 4 prillit në orën 18.30, orë e detyruar për shkak të ndeshjeve të Champions League. Derbi do të luhet pikërisht në datat kur do të rikuperohen edhe ndeshjet e tjera të praparambetura të javës së 27-të të Serie A.

Federata italiane ka zbatuar rregulloren, sipas së cilës ndeshjet e prapambetura duhet të luhen brenda 15 ditëve ose në datën më të afërt të lirë. Një tjetër datë e lirë ishte edhe data 25 prill, por kjo datë nuk ishte në favor të Interit.

Të këshilluara

FOTO/ Pato i çmendur pas aktores kineze

Megjithëse njihet shumë pak në perëndim, Dilraba Dilmuratin, e njohur si Dilireba është shumë e famshme në Kinë. Aktorja e re kineze e lindur në rajonin e Xinji...

20:20

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI