Flash

Trump i kërkon 20 milion $ dëmshpërblim aktores së filmave porno

Lapsi.al 17 March 2018
Trump i kërkon 20 milion $ dëmshpërblim aktores së filmave

Avokatët e Presidentit amerikan Donald Trump kërkojnë 20 milionë USD për dëmet nga një aktore pornoje, që thuhet se shkeli një marrëveshje për të heshtur, të firmosur para zgjedhjeje të 2016-ës. Ata argumentojnë se Stormy Daniels e shkeli marrëveshjen së paku 20 herë, njofton BBC.

Aktorja pretendoi se kishte pasur një lidhje me Trump, që filloi në 2006 dhe zgjati disa muaj.

Avokati i Presidentit, Michael Cohen, ka thënë se ai i pagoi asaj 130 mijë dollarë nga vetat për të heshtur.

Kjo është hera e parë që Presidenti Trump është përfshirë direkt në çështje. Ai e kishte “mohuar me forcë”, çështjen për të cilën dyshohej.

Avokati që u mor me Stormy Daniels, e cila realisht quhet Stephanie Clifford këtë muaj ngriti një padi ndaj saj.

Michael Avenati tha se ngritja e padisë prej firmës ligjore që përfaqësonte Presidentin ishte “e paprecedentë” dhe “një tjetër taktikë ngacmimi” kundër saj.

Zonja Clifford tha se marrëveshja e 2016 ishte e pavlefshme pasi Trump nuk e kishte firmosur atë.

Ajo së pari pretendoi se pati marrëdhënie seksuale me Trump në 2011 në një intevistë për revistën InTouch. Historia doli para publikut në fillim të këtij viti kur u shfaqën raportime se ajo ishte paguar për të mos e diskutuar këtë çështje të dyshimtë, para zgjedhjeve të 2016-ës.

Të këshilluara

Portugali, konfiskohen 2.5 tonë kokainë

Autoritetet portugeze dhe spanjolle konfiskuan rreth 2.5 tonë kokainë dhe arrestuan 10 persona të dyshuar për trafik lëndësh narkotike midis Amerikës Latine dhe...

22:50

Princi saudit i jep fund jetës në Londër

Një princ saudit i ri i dha fund jetën në aeroportin e Londrës, pasi u hodh nga një lartësi e konsiderueshme brenda aeroportit. Nuk dihen shkaqet e këtij akt...

22:27

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI