Flash

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

Rama, një marshim me veshë të dyllosur

Lapsi.al 16 March 2018
Rama, një marshim me veshë të dyllosur

Kjo e enjte në parlament, më tepër se për sherrnajën e zakonshme pozitë-opozitë do të mbahet mend për një gjest simbolik të Edi Ramës: mbylljen e veshëve me kufje, ndërkohë që Basha dhe Kryemadhi flisnin në tribunën e kuvendit.

Dhjetra filmimet dhe qindra fotot e kryeministrit që dëgjonte muzikë teksa kundërshtarët rreshtonin njëmijë e një të zeza për të, do të mbeten me siguri mes imazheve më sinjifikative të këtij pushteti.

Ato do të mbahen mend si të tilla, jo sepse ai sfidoi kritikët e tij politikë, që shpesh herë janë të padëgjueshëm edhe për pjesën më të madhe të shqiptarëve.

Ato do të mbahen mend se, me atë akt, ai mishëroi një nga imazhet që karakterizojnë fund e krye qeverisjen e tij.

Edi Rama me veshë të bukosur përpara atyre që mendojnë ndryshe, është pamja që i shkon më shumë viteve të rilindjes.

rama kufje1

Ai është sot i paaftë të dëgjojë aktorët e teatrit të cilët i thonë se shtëpinë e tyre s’mund ta përdorë si një mjet allishverishesh për t’i falur tokë publike njërit prej klientëve të tij.

Ai është i paaftë të dëgjojë naftëtarët e Ballshit që vazhdojnë t’i kërkojnë pagat e premtuara nga “investitori i fuqishëm amerikan” që do të sillte në ARMO.

Ai është i paaftë të dëgjojë fashatarët e Fierit që nuk pranojnë të helmojnë jetën e fëmijëve të tyre, vetëm se me anë të një koncesioni grabitës të ineneratorëve, ai do të pasurojë disa nga ministrat e tij.

Ai është i paaftë të dëgjojë arkitektët dhe urbanistët që po e akuzojnë se po zhduk cdo gjurmë të traditës në kryeqytet.

Ai është i paaftë të dëgjojë alarmin e ekonomistëve, se kullëzimi i Tiranës mund të rezultojë si një histori e re piramidash.

Ai është i paaftë të dëgjojë FMN dhe Bankën Botërore që e këshillojnë t’i japë fund PPP dhe koncensioneve që do e zhysin në nivele të papërballueshme borxhin, që tani për tani mbahet i fshehtë.

Ai është i paaftë të dëgjojë paralajmërimin e “Basel AML Index” që tregon me shifra për rrezikun e shtuar të pastrimit të parave në Shqipëri.

Ai është i paaftë të dëgjojë raportin e “Doing Bussines” që tregon se kemi humbur 7 pikë në klasifikim dhe se mundësia për të bërë biznes është vështirësuar në vend.

Ai është i paaftë të dëgjojë shifrat e  “Transparency International” që na rendit mes shteteve më të korruptuara në Evropë.

Ai është i paaftë të dëgjojë ata që i kujtojnë se në pesë vite pushtet nuk arriti të sjellë asnjë investim të madh të huaj në vend.

Ai është i paaftë të dëgjojë antimafien italiane që i ka thënë troc se gjatë pushtetit të tij zbarkimi i drogës drejt bregut përballë është rritur ndjeshëm.

Ai është i paaftë të dëgjojë ndërkombëtarët që i përsërisin se deklarata si ato të një presidenti të përbashkët, vetëm sa i fryjnë zjarreve të kota të nacionalizmit ballkanik.

Ai është i paaftë të dëgjojë gazetarët kritikë, të cilëve u shmanget totalisht nga përballjet dhe i ka zëvendesuar me Niko Peleshin apo Ogerta Manastirliun në rolin e reporterit të ER TV.   

Pikërisht për të gjitha këto, imazhi i një kryeminisri që ecën përpara duke mbajtur veshët mbyllur i shkon për bukuri Edi Ramës.

Por, për këdo që e ka ndjekur që në fillim trajektoren e tij, nuk ka qenë gjithmonë kështu. Në fillimet e qeverisjes Rama premtoi se do të drejtonte duke dëgjuar edhe ata që mendonin ndryshe nga ai. Madje bëri për këtë një akt madhor, mbajti dhe një fjalim, nga më të mirët e vet si kryeministër, kur arriti t’u thotë jo amerikanëve për armët kimike, vetëm e vetëm për të dëgjuar zërin e protestuesve që kishte poshtë zyrës.

Por, që atëhere ka rrjedhur shumë ujë. Kriminalizimi i qeverisjes, zhytja e saj në afera, babëzia dhe deliri i pushtetit të gjatë e detyruan edhe atë të vërë kufjet. Të vazhdojë të marshojë pa dëgjuar më. Duke ndjekur traditën tashmë të njohur të atyre që kanë mbretëruar gjatë, që nga Nano deri tek Berisha, të cilët kur kanë parë se përdorimi i pushtetit i ka mundur, nuk kanë preferuar ta lënë atë, por janë kacavjerrë pas tij me veshët mbyllur.

Edhe me Ramën po ndodh e njëjta gjë. Ai e ka kuptuar se qeverisja e tij ka marrë tatëpjetën.

Prandaj ka vënë kufjet.

Duke u shfaqur përpara publikut me atë imazh simbol që s’do ta përshkruanin dot as mijëra fjalë.

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Pse Basha nuk i zbraz dot kafenetë

Çdo student rishtar i psikologjisë nuk do ta kishte të vështrirë t’a interprentonte përgjigjen që kreu i opozitës i ktheu ish vëllezërve armiq në PD, që e kishi...

17:23

A erdhi dita për të mbrojtur Berishën?

Një koalicion i gjërë kolegësh pro qeveritarë janë përfshirë në një thirrje për të bojkotuar mediatikisht Sali Berishën, pas ndërhyrjes, sa brutale aq edhe vulg...

11:57

Lali dhe Përbindëshi, 2 fytyrat e Veliajt

Më në fund, shpëtimi erdhi andej nga nuk e prisnim, nga Fevziu. U desh vetëm 1 emision për të nxjerrë nga binarët e për të shpërfaqur fytyrën e vërtetë të Kr...

14:04

Kur lali Eri shthuret live

Po t’i shikoje sot shumë nga komentet e përballjes së Erion Veliajt me gazetarët në "Opinion", të bënte përshtypje një emërues i përbashkët. Në të gjitha thekso...

11:56

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI