Flash

50 mijë sirianë lënë shtëpitë për t'i shpëtuar agresionit turk dhe qeveritar

Lapsi.al 16 March 2018
50 mijë sirianë lënë shtëpitë për t'i

50 mijë sirianë kanë braktisur shtëpitë e tyre, për t'i shpëtuar dy territorit të dy fronteve të luftës të hapura nga ndërhyrja ushtarake turke në Afrin dhe sulmi i ushtrisë qeveritare të Assad në Gutën Lindore kundër rebelëve.

Vetëm nga Afrini janë larguar 30 mijë banorë, ku trupat ushtarake turke mbajnë nën rrethim qytetin verior sirian të kontrolluar nga militantët kurdë.

20 mijë të tjerë kanë braktisur Gutën Lindore pranë Damaskut pasi forcat qeveritare po kryejnë një sulm masiv për të marrë kontrollin e qytetit nga grupet rebele.

Zhvendosjet masive vijojnë në konfliktin e stërzgjatur sirian, që ka mbushur 7 vite e që ka detyruar mbi 12 milionë njerëz të braktisin vendbanimet. Gjysma e tyre janë larguar nga vendi, ndërsa të tjerët jetojnë në zona më të sigurta brenda Sirisë.

Të këshilluara

Portugali, konfiskohen 2.5 tonë kokainë

Autoritetet portugeze dhe spanjolle konfiskuan rreth 2.5 tonë kokainë dhe arrestuan 10 persona të dyshuar për trafik lëndësh narkotike midis Amerikës Latine dhe...

22:50

Princi saudit i jep fund jetës në Londër

Një princ saudit i ri i dha fund jetën në aeroportin e Londrës, pasi u hodh nga një lartësi e konsiderueshme brenda aeroportit. Nuk dihen shkaqet e këtij akt...

22:27

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI