Flash

Moda e New York sërish trend i 2018-ës

Lapsi.al 14 March 2018
Moda e New York sërish trend i 2018-ës

Modelet e street style nga New York-u janë të njohura për veshjet e tyre gjithmonë e më të errëta, por tendenca e fundit street style që vjen nga kryeqyteti i modës do t’ju lërë pa fjalë. Jo vetëm sepse është shumë larg ngjyrave të errëta, por edhe sepse po fiton gjithmonë e më shumë pushtet mbi modelet e njohura, ikonat e modës dhe blogeret që po preferojnë më shumë ngjyrat dhe kombinimet e guximshme.

Të gjithë që janë duke kontrolluar pranverën e 2018-ës dhe ofertat e saj online, me siguri e kanë vënë re tendencën më të madhe të propozuar nga emrat më në zë të modës. Asnjë kombinim tjetër nuk ka qenë më dominues se ky këtë herë: e kuqe me pink.

Shumë personazhe të njohur të modës i kanë kombinuar bashkë këto dy nuanca që vështirë të mendoheshin pranë njëra-tjetrës disa kohë më parë.

Në fillim ishte Calvin Klein dhe Brandon Maxwell, që e prezantuan këtë kombinim për Pranverë – Verë 2018, duke provuar një prej bashkimeve më të fuqishme të vitit të ardhshëm.

Nëse akoma po mendon se nuk do të guxoje me një kombinim të tillë, ndiq modelet e mëposhtme, me siguri do të ndryshosh mendje.

Të këshilluara

Studim, dashuria ndikon në shtimin në peshë

Dashuria të shëndoshë! Ky është përfundimi i një studimi të fundi nga studiuesit australianë të cilët morën në studim 15 mijë çifte për 10 vite. Në momentin që...

16:50

Rreziku që vjen nga cigaret elektronike

Adoleshentët që përdorin cigare elektronike janë të ekspozuar ndaj kimikateve që shkaktojnë kancer pothuajse njësoj si personat që konsumojnë duhan. Studiuesit...

18:47

Si të vishesh bukur kur je masa Xl

Nëse jeni duke u ankuar për madhësinë e linjave të trupit tuaj dhe dëshironi të jeni elegant, kjo është e mundur nëse ndiqni këto këshilla. Kujdes qepjet ...

16:39

Samsung Galaxy S9/S9+ tashmë në Shqipëri

Me kamera totalisht të re, më e avancuara deri tani, për foto edhe në ndriçim jo perfekt, Super Slow motion për video fantastike, Emoji AR, audio të shkëlqyeshm...

18:12

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI