Flash

Franca padi kundër Google dhe Apple, kompanitë rrezikojnë miliona euro

Lapsi.al 14 March 2018
Franca padi kundër Google dhe Apple, kompanitë rrezikojnë miliona

Franca fillon një tjetër betejë kundër kolosëve të teknologjisë, Google dhe Apple, deklaroi ministri i Ekonomisë, Bruno Le Maire.

"Ne do të ngremë padi kundër Google dhe Apple për praktika tregtare abuzive, në Gjykatën Tregtare të Parisit”, - deklaroi Le Maire.

Në këtë padi do të përmenden kushtet e vëna nga gjigantët amerikanë, tarifat e imponuara, kontratat e modifikuara njëanshmërisht si edhe çështja e rifreskimit të të dhënave.

“Të gjitha këto janë të papranueshme, nuk është ajo që presim. Ne nuk mund të lejojmë të trajtohemi siç jemi trajtuar deri tani. Dy kompanitë rrezikojnë sanksione në miliona euro. Përgjegjësia ime është të jem garanti ekonomik i opinionit publik”, - shtoi ministri.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI