Flash

VIDEO/ Edi Rama i la vetëm prokurorët që kërkojnë bosët e kokainës së Maminasit

Lapsi.al 13 March 2018
VIDEO/ Edi Rama i la vetëm prokurorët që kërkojnë

Nga Edi Rama pritej që, të paktën, të mbante anën e prokurorëve që hetojnë bosët e kokainës, që sollën 613 kilogramë nga Kolumbia. Raste kur kryeministri e shpreh vullnetin e tij publikisht për çështje të rëndësishme ka plot.

Nuk kishte dilema Edi Rama kur i lëshoi lazaratasve policët e Saimir Tahirit, disa vite më parë.

Nuk kishte dilema as kur karikoi tatimorët e Briseida Shehajt kundër tregtarëve që nuk shpërndanin kupon tatimor.

I prerë u tregua edhe kur i suli inspektorët e OSHEE-së të kapnin ata që nuk paguanin dot energjinë elektrike. Ose kur urdhëron fadromat e Dallëndyshe Bicit të shkatërrojnë ndërtesat, që ia prishin tablonë e projektit "do të bëjmë shtet".

Shembujt kur Rama tregohet i papërmbajtshëm në anën e ligjit janë shumë, por në Studion e Hapur të News24 tregoi një fytyrë tjetër.

Kryeministri e quajti normale që bosët e kokainës nuk ishin kapur. Kështu ndodhte edhe nëpër filma, tha ai, ku nuk kapej i gjithë rrjeti, por vetëm "argatët".  Madje, Rama u habit se si mund të pretendohet që të kapeshin bosët e vërtetë të kokainës.

"Pse duhet që hetimi doganor dhe policia në atë operacion të kapnin gjithë rrjetin?!" u shpreh gjithë habi Rama.

Por shenjat e qarta të sterilitetit, kryeministri i tregoi kur u distancua totalisht nga hetimet e prokurorisë për kokainën dhe nuk mbajti asnjë qëndrim për hetimet e prokurorisë.

"Kjo nuk është një çështje e kryeministrit të Shqipërisë. Kjo është një çështje e organeve hetimore dhe e procesit hetimor" tha Rama, që i vuri kapak bisedës për këtë temë me një shembull domethënës. Në San Diego ishte kapur një sasi e madhe kokaine disa javë më parë dhe as DEA amerikane nuk i kishte gjetur dot bosët e vërtetë. © Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra

Video më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=HvB2tEan-PM&feature=youtu.be

Të këshilluara

Ku gënjen Rama për skenarin rus në Tiranë

Shkrimi i Mother Jones, i dha shansin Partisë Socialiste të nisë një fushatë akuzash për lidhje okulte, të dyshuara mes Partisë Demokratike dhe Rusisë. Por ndry...

15:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI