Flash

Të pathënat e…penisit. 'Sekretet' që çdo femër duhet t'i mësojë

Lapsi.al 13 March 2018
Të pathënat e…penisit. 'Sekretet' që çdo

Kush tha se çdo femër që kryen marrëdhënie seksuale di gjithçka rreth penisit të partnerit të saj? Kush tha se të gjithë penisët janë njëlloj? Kush tha se për paaftësinë e mashkullit në seks nuk përgjegjësohet dhe partnerja erotike? Pse është e rëndësishme që meshkujt të kenë shumë erekcione?

Çdo gjë që s’përdoret… humbet (use it or lose it)

Për mashkullin është mëse e domosdoshme të ketë erekcione të shpeshta. Për ruajtjen e tonit muskulor, muskuli i penisit, duhet të furnizohet me oksigjen në mënyrë periodike përmes gjakut që hyn në të dhe krijon ngrerje.

Në qoftë se një mashkull, i cili përgjithësisht eksitohet lehtë, por ndonjëherë vështirësohet të funksionojë, nuk duhet të shqetësohet. Kjo pamundësi mund të ndodh për shkak të mungesës së stimujve seksualë në mjedisin ku ai jeton.

Truri ka një sistem të automatizuar për ruajtjen e funksionit të penisit. Impulset e trurit mund të shkaktojnë ereksione (ngrerje) gjatë gjumit, në veçanti gjatë fazës së gjumit paradoksal (REM), gjatë së cilës njerëzit ëndërrojnë. Pa marrë parasysh nëse është ëndërr me përmbajtje seksuale apo makth, penisi është i gatshëm për… luftë.

Disa meshkuj e kanë të vështirë arritjen e erekcionit, sidomos ata që kanë pësuar lëndime nervash ose që vuajnë nga sëmundja e sheqerit, e cila përgjegjësohet për dëmtimin e enëve të gjakut dhe nervave të penisit. Në qoftë se këta meshkuj nuk përpiqen për ruajtjen e funksionit normal të ngrerjes, në të ardhmen mund të shfaqin shkurtim penisi. Pa erekcione të rregullta, indi penil do të tkurret, do të bëhet më pak elastik duke zvogëluar kështu gjatësinë e organit gjenital deri në 2 cm. Për të gjithë ata meshkuj që kanë probleme me fiziologjinë e funksionit erektil është hedhur në treg një pompë vakumi që furnizon me gjak venat e penisit. Pompa në fjalë ndihmon në ruajtjen e shëndetit të mirë të organit gjenital.

Cila është pika më e ndjeshme e penisit?

Hulumtuesit u kërkuan 81 meshkujve të shëndetshëm të preknin pjesë të ndryshme të trupit të tyre si: thithat, testikujt, anusin, qafën dhe sigurisht shumë pika të penisit, për të kontrolluar se në cilat prej tyre kishin ndjeshmëri më të madhe seksuale.

Shumica e të pyeturve deklaroi se koka e penisit kishte shkallën më të lartë të ndjeshmërisë, pastaj vijonin lafsha (në rast se mashkulli nuk i është nënshtruar rrethprerjes), pjesët anësore të trungut dhe anusi.

Në çfarë moshe fillon të ulet ndjeshmëria e penisit?

Studimet tregojnë se me kalimin e viteve penisi humbet gradualisht ndjeshmërinë e tij. Rënia fillon në moshën 25 vjeç dhe arrin kulmin e vet rreth të 65-ve.

A ka vibratorë për… meshkuj?

Përdorimi i vibratorëve nuk është i rekomandueshëm vetëm për femrat por edhe për meshkujt. Madje ka një vibrator të veçantë mjekësor i cili vendoset në pjesën e poshtme të kokës së penisit. Vibratorët janë ndërtuar në mënyrë të tillë që të nxisin disa pjesë të sistemit nervor që lidhen me ejakulimin (derdhjen e spermës). Këto pajisje shpesh i përdorin meshkujt që kanë probleme me shtyllën kurrizore dhe vështirësohen të arrijnë në orgazmë. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se është e ndaluar për meshkujt e tjerë që thjesht kanë dëshirë t’i provojnë.

Çfarë forme ka penisi?

Gjysma e penisit ndodhet në brendësi të trupit. Ashtu si nuk shikojmë rrënjët e një lisi të madh nën tokë, kështu nuk mund të shikojmë dhe rrënjën e penisit në legen. Rezonanca magnetike e penisit të ngritur ka formën e një bumerang

Të këshilluara

Rreziku që vjen nga cigaret elektronike

Adoleshentët që përdorin cigare elektronike janë të ekspozuar ndaj kimikateve që shkaktojnë kancer pothuajse njësoj si personat që konsumojnë duhan. Studiuesit...

18:47

Si të vishesh bukur kur je masa Xl

Nëse jeni duke u ankuar për madhësinë e linjave të trupit tuaj dhe dëshironi të jeni elegant, kjo është e mundur nëse ndiqni këto këshilla. Kujdes qepjet ...

16:39

Samsung Galaxy S9/S9+ tashmë në Shqipëri

Me kamera totalisht të re, më e avancuara deri tani, për foto edhe në ndriçim jo perfekt, Super Slow motion për video fantastike, Emoji AR, audio të shkëlqyeshm...

18:12

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI