Flash

Rreziku që vjen nga cigaret elektronike

Lapsi.al 13 March 2018
Rreziku që vjen nga cigaret elektronike

Adoleshentët që përdorin cigare elektronike janë të ekspozuar ndaj kimikateve që shkaktojnë kancer pothuajse njësoj si personat që konsumojnë duhan.

Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko analizuan 67 adoleshent të cilët përdornin rregullisht cigaret elektronike, të dhënat treguan se në trupin e tyre gjendeshin disa kimikatë të njëjtat me të duhanit të cilat janë shkaktarët kryesor të kancerit.

Sipas të dhënave më të fundit nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, adoleshentët nën 18 vjeç kanë 3 herë më shumë gjasa që të përdorin cigare elektronike në krahasim me të rriturit. Pavarësisht se cigarja elektronike është krijuar me idenë që të ulë numrin e përdorueseve të duhanit i cili është dhe shkaktari kryesor i kancerit të mushkërive dhe të mëlçisë, ndikimi që ka në organizëm cigarja elektronike është po i njëjti.

Të dhënat tregojnë se personat që përdorin cigare elektrike kanë 3 herë më të lartë nivelin e kimikateve toksike në krahasim se njerëzit normalë, ndërsa personat që konsumojnë dhe cigare elektrike dhe duhan e kanë 6 herë më të lartë.

Studiuesit shpjegojnë se niveli i kimikateve të dëmshme për organizimin nga cigaret elektrike vjen si pasojë e plastikës, ngjitëseve dhe gomës sintetike nga të cilat përbëhet lëngu aromatizues.

Të këshilluara

Si të vishesh bukur kur je masa Xl

Nëse jeni duke u ankuar për madhësinë e linjave të trupit tuaj dhe dëshironi të jeni elegant, kjo është e mundur nëse ndiqni këto këshilla. Kujdes qepjet ...

16:39

Samsung Galaxy S9/S9+ tashmë në Shqipëri

Me kamera totalisht të re, më e avancuara deri tani, për foto edhe në ndriçim jo perfekt, Super Slow motion për video fantastike, Emoji AR, audio të shkëlqyeshm...

18:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI