Flash

Lubonja: Enverit i hoqën zvarrë statujën, Ramën do e tërheqin të gjallë

Lapsi.al 13 March 2018
Lubonja: Enverit i hoqën zvarrë statujën, Ramën do e

Fatos Lubonja ka shpërthyer sot fort kundër projektit të ri të Teatrit Kombëtar që është prezantuar dje. Duke komentuar për Nevs 24 shfaqjen e djeshme pa oponentë dhe pa konkurs, ai tha se  edhe në kohën e diktaturës për vepra të tilla kishte oponencë. “Edhe në kohën e Enverit kishte opinencë, merej mendim më i gjërë, nuk vendoste një njeri i vetëm si tani tha Lubonja i cili shtoi plot pezëm se me këto që po bën Rama do përfundojë më keq se Hoxha: “Atij i tërhoqën zvarë statujët, këtë do ta tërheqin njerzit të gjallë” tha ai.   

 “E para gjë që dua të komentoj nuk është projekti por është mënyra se si paraqitet projekti, në një zyrë të Kryeministrisë, një projekt që edhe në kohën e Enver Hoxhës ka pasur oponencë, ka pasur edhe konkurse, nuk emërohej vetëm. Ideja e konkursit ideja e konsultimit me publikun e shfaqjes së disa projekteve është gjeja e parë që kërkohet në një demokraci. Në Gjermani ishte një projekt nuk e di për një stadium, apo aeroport i Hitlerit u paraqit e doni kështu apo e doni ashtu. Dhe votoi me referendum populli i Berlinit. Pra bota përdor të tilla forma për këto projekte që janë kaq të rëndësishme. Ndërkohë që e gjithë shoqata e arkitektëve është kundër, ndërkohë që kushdo që flet jashtë skemave të Edi Ramës është kundër ne na imponohet me dhunë një projekt” tha ai për Nevs 24.

Lubonja është shprehur për ruajtjen e teatrit të vjetër kombëtar duke thënë: “Nëse do mendimin tim më i bukur se ai ekzistuesi nuk mund të ketë. Ka histori, ka kulturë. Një anije skandinave nuk ka lidhje me një vend mesdhetar”.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Ku gënjen Rama për skenarin rus në Tiranë

Shkrimi i Mother Jones, i dha shansin Partisë Socialiste të nisë një fushatë akuzash për lidhje okulte, të dyshuara mes Partisë Demokratike dhe Rusisë. Por ndry...

15:39

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI