Flash

Financimet ruse/ Fytyra qesharake e PD-së

Lapsi.al 13 March 2018
Financimet ruse/ Fytyra qesharake e PD-së

Sot PD ka shfrytëzuar fytyrën e një deputeteje të re, që më shumë fliste sesa kuptonte, për t'i bërë një kundërpërgjigje sa qesharake po aq edhe absurde, kundërshtarëve të saj socialistë. E vënë prej ditësh në syrin e ciklonit për dyshimet e financimit nga Rusia, PD po sillet në mënyrën më të keqe të mundshme: në vend që të përballet me faktet dhe t'i sqarojë ato aq sa mundet, partia më e madhe e opozitës ka tentuar sot të shtojë më shumë tym dhe mjegull. Në vend që të flasë sa e vërtetë është që dy kompanitë me aksionerë rusë kanë paguar pro saj, sot Oriela Pampuri njësoj si Basha pak ditë më parë tha se është Rama ai që ka lidhje okulte me Rusinë

 

"Edi Rama duhet të përgjigjet:

1. Kush i solli rusët e Gunvorit në zyrën e tij në Tiranë?

2. Çfarë u diskutua dhe u ra dakord me ta?

3. A ka Gunvor në Shqipëri një kompani të përbashëkt me Besnik Sulajn, mikun e ngushtë të Edi Ramës?

4. Çfarë marrëveshje ka bërë Edi Rama me Erdoganin për ndërtimin e Aeropotit të Vlorës nga një kompani që ndërton centrale bërthamore me kompani shtetërore ruse?

Gjithashtu Edi Rama duhet të përgjigjet:

1. Çfarë ka biseduar Damian Gjiknuri në Shën Petërsburg me Robert Noëikoskyn e Jurimexit, një personazh të cilësuar nga Senati Amerikan dhe Bashkimi Europian si person që rrezikon pavarësinë energjitike të Evropës?

2. Çfarë i është premtuar Jurimexit?" lexoi ajo.

Por pas këtyre pikpyetjeve ngrihet një dilemë e thjeshtë. Pse PD po i rikthen këto akuza tani? Që kur i dinte? Pse nuk ka folur më parë për rrezikun e lidhjeve ruse të Ramës? Apo strategjia është e thjeshtë: "ti më sulmon si njeri të rusëve, unë t'a kthej: i tyre je vetë".

Kaq qesharake duket loja propagandistike e PD-së që për t'a vënë në skenë ka gjetur një figurë po aq fyçkë sa edhe homologja e saj socialiste, që është e aftë të recitojë pa kuptuar.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

FOTO/ Kim Kardashian i ha makaronat lakuriq

Kim Kardashian duket se i ha makaronat pa rroba fare. 38-vjeçarja postoi në Instagram një foto “topless” ndërkohë që po ushqehej. Kimi shihet me “asetet” ...

22:21

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI