Flash

Samsung Galaxy S9/S9+ tashmë në Shqipëri

Lapsi.al 12 March 2018
Samsung Galaxy S9/S9+ tashmë në Shqipëri

Me kamera totalisht të re, më e avancuara deri tani, për foto edhe në ndriçim jo perfekt, Super Slow motion për video fantastike, Emoji AR, audio të shkëlqyeshme e shumë karakteristika të tjera - flagshipet e reja Galaxy S9 & S9+ ripërcaktojnë mënyrën se si njerëzit komunikojnë, ndajnë dhe përjetojnë botën.

Samsung Electronics prezantoi sot në Tiranë smartfonët e rinj flagship të serisë Galaxy dhe pikërisht Samsung Galaxy S9 dhe S9+, të cilët u lançuan më 25 Shkurt 2018 në Kongresin Ndërkombëtar të Telefonisë Mobile që u mbajt në Barcelonë, ku Samsung u vlerësua me më shumë se 30 çmime, ndër të cilat edhe çmimin më prestigjioz GLOMO Awards për smartfonin Galaxy S9+ si "Pajisja e Re më e Mirë e Lidhur" pikërisht për dizajnin e tij të rafinuar, kamerën e përparuar dhe performancën e jashtëzakonshme, të cilat me imagjinatë ri-interpretojnë mënyrën se si ne sot komunikojmë, ndajmë dhe përjetojmë botën.

"Në flagshipet e rinj Galaxy S9 dhe S9+, ne kemi inkorporuar të gjitha njohuritë tona, inovacionin dhe përsosmërinë për të thjeshtuar komunikimin e sotëm dhe për ta bërë më të lehtë dhe më interesant", tha Arbër Shala, Account Manager i Samsung Electronics për Shqipërinë dhe Kosovën. Ne jemi krenarë që komuniteti botëror i telefonisë celulare në Kongresin Ndërkombëtar të Telefonisë Mobile që përfundoi para pak ditësh në Barcelonë, njohu dhe shpërbleu inovacionin dhe performancën e avancuar të produkteve Samsung me më shumë se 30 çmime prestigjoze, ndër të cilat për përfaqësuesin e serisë së re të flagshipeve Galaxy dhe konkretisht Galaxy S9+."

"Galaxy S9 dhe S9+ janë pajisje ideale që plotësojnë nevojat e konsumatorëve për komunikim më intensiv, por edhe për shprehjen e personalitetit të përdoruesve me foto, video dhe emoji AR. Galaxy S9 dhe S9+ kanë kamerën më të avancuar deri më tani me një hapje të re të dyfishtë për të shkrepjet me dritë të ulët, aftësitë video të ngadalta dhe Emoji AR e personalizuar." – theksoi më tej Julian Kamberi, Menaxher Teknik i Produktit pranë Samsung.

Galaxy S9 dhe S9+ janë inovative edhe në aspektin e zërit, sepse mbajnë altoparlantë të integruar stereo të akorduar me AKG dhe audio të shkëlqyeshme me Dolby Atmos duke siguruar efektin e zërit. Një nga gjërat e reja është aplikacioni SmartThings që bashkon shërbimet ekzistuese IoT të Samsung në një eksperiencë unike smart.

Galaxy S9 dhe S9+ kanë gjithashtu një ekran elegant pa kufij Infinity - një element kyç në trashëgiminë e projektimit të Samsung që u prezantua për herë të parë në modelet Galaxy S8 dhe S8+. Ekrani i pafundëm Super AMOLED me shkëlqim dhe i ndritshëm pothuajse shkrihet me telefonin. Me një përmirësim të rregullueshëm të kontrastit, përdoruesit mund të përdorin pajisjen e tyre edhe kur janë të ekspozuar ndaj rrezeve të drejtpërdrejta të diellit.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI