Flash

VIDEO/ Sergio Ramos lë në mes lojën. Zidane: Doli sepse i shpëtoi në brekë!

Lapsi.al 10 March 2018
VIDEO/ Sergio Ramos lë në mes lojën. Zidane: Doli sepse i

“Kur natyra thërret, nuk ka asgjë që e frenon”. E ka kuptuar më së miri këtë shprehje mbrojtësi i Real Madrid, Sergio Ramos që la papritur fushën në minutën e 73-të të sfidës mes Eibarit dhe Realit të Madrid. Skuadra po luftonte për të gjetur golin e fitores pasi rezultati ishte 1-1, por kapiteni i “galaktikëve” vendosi të shkonte me vrap në tualet duke lënë me 10 lojtarë ekipin, pasi Zidane i kishte kryer të tre zëvendësimet.

https://www.youtube.com/watch?v=tzEEKc52jW0

Pas 5 minutash ai u rikthye në fushë duke i shpjeguar trajnerit çfarë i kishte ndodhur. Zidane qeshi ndërsa në konferencën për shtyp shpjegoi gjithçka edhe për gazetarët. “Ramos, thjesht e bëri në brekë. Gjëra që ndodhin”. Edhe vetë mbrojtësi me një postim në Instagram pranoi atë që kishte ndodhur duke shkruar: “Kur natyra të thërret…”. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=CQEmknbBYj4

Të këshilluara

VIDEO/ Tottenham shënon në portën e Buffon

Është duke u luajtur ndeshja e dytë e 1/8-ave të Champions League mes Tottenham dhe Juventus. Londinezët kanë kaluar në avantazh në minutën e 40-të me anë të So...

21:39

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI