Flash

Neymar pendohet për largimin nga Barcelona: Dua të iki nga PSG!

Lapsi.al 10 March 2018
Neymar pendohet për largimin nga Barcelona: Dua të iki nga PSG!

Tekat e Neymar Jr. nuk kanë të mbaruar. Pas dëmtimit dhe eliminimit nga Liga e Kampioneve, braziliani duket se ka vendosur që të mos luajë më me PSG. Neymar është i pakënaqur me trajtimin që i kanë bërë tifozët e skuadrës, por i mërzitur është edhe me shumë prej futbollistëve të PSG me të cilët ka marrëdhënie të ftohta.

Sipas mediave spanjolle, sulmuesi 26-vjeçar është penduar për largimin e tij nga Barcelona. “El Mundo Deportivo” shkruan se Neymar i është vetëofruar klubit katalanas për një rikthim të tij në Camp Nou, por drejtuesit e Barcelonës e pritën shumë ftohtë këtë ide. Kjo për shkak të mënyrës së largimit të tij nga nënkampionët e Spanjës duke prishur kontratën në mënyrë të njëanshme.

Në mediat madrilene, e përditshmja “AS” këmbëngul në interesin e fortë të Realit të Madridit për Neymar. Por, problemi në këtë pikë qëndron te vlera e kartonit të futbollistit, pasi PSG nuk dëshiron të dalë me humbje nga këto tratativa. “AS” shkruan se Real Madrid ka shprehur gatishmërinë për të paguar rreth 400 milionë euro për të bindur Al Khelaifin që të lejojë transferimin e brazilianit në kryeqytetin spanjoll.

Të këshilluara

VIDEO/ Tottenham shënon në portën e Buffon

Është duke u luajtur ndeshja e dytë e 1/8-ave të Champions League mes Tottenham dhe Juventus. Londinezët kanë kaluar në avantazh në minutën e 40-të me anë të So...

21:39

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI