Flash

VIDEO/ Dani Alves fshiu hundët me fanellën e Ronaldos

Lapsi.al 9 March 2018
VIDEO/ Dani Alves fshiu hundët me fanellën e Ronaldos

Mbrojtësi i PSG, Dani Alves thotë se janë pa kuptim lajmet se ka fshirë hundët me fanellën e yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, të martën në ndeshjen e Ligës së Kampionëve. Nga ajo që shihet në një video të publikuar online, Alves shihet duke fshirë hundët me dorë dhe më pas të njëjtën e vendos në fanellën e Ronaldos, por braziliani mohon ta ketë bërë një gjë të tillë.

“Në këtë punë, nuk është e dhimbshme të eliminohesh sepse është pjesë e jetës dhe me këtë jetojmë çdo ditë, është pjesë e futbollit, por është e dhimbshme të shohësh dhe lexosh gjëra të kota si kjo... Do të vazhdoj të luftoj siç kam bërë dhe t’i lë anash gjërat pa vlerë që thonë njerëzit budalla #mosmirënjohës”, - ka shkruar Alves në “Twitter”. Megjithatë pamjet tregojnë të kundërtën e asaj që thotë braziliani.

https://www.youtube.com/watch?v=PpGwrHycWX4

Të këshilluara

VIDEO/ Tottenham shënon në portën e Buffon

Është duke u luajtur ndeshja e dytë e 1/8-ave të Champions League mes Tottenham dhe Juventus. Londinezët kanë kaluar në avantazh në minutën e 40-të me anë të So...

21:39

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI