Flash

Ligjvënësit amerikanë të alarmuar nga deklarata e Putin për armët e reja bërthamore

Lapsi.al 9 March 2018
Ligjvënësit amerikanë të alarmuar nga deklarata e Putin

Një grup ligjvënësish amerikanë kanë bërë thirrje për dialog strategjik me Moskën pasi besojnë se problemi është 'urgjent' pas prezantimit nga ana e Vladimir Putin të një arsenali të ri armësh bërthamore.

Letra, në të cilën kërkohet dialog urgjent dhe strategjik me Rusinë është nënshkruar nga senatorët Edëard J. Markey, Jeff Merkley, Dianne Feinstein and Bernie Sanders. Ajo i adresohej sekretarit të shtetit Rex Tillerson dhe u publikua në media ditën e enjte.

Senatorët thonë se teksa dy shtetet kanë mosmarrëveshje të rëndësishme, përfshirë ndërhyrjet e pretenduara ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 apo aneksimin e Krimesë, Moska dhe Uashingtoni duhet të ulen në tryezën e bisedimeve.

“Shtete e Bashkuara të Amerikës duhet të angazhohen urgjentisht me Rusinë për të shmangur çdo keqllogaritje dhe për të ulur gjasat e konfliktit.”

Letra vjen disa ditë pasi Presidenti rus, Vladimir Putin, prezantoi një grup armësh të reja dhe shumë të avancuara bërthamore. Në fjalën e tij, Putin tha se Rusia nuk do të kishte pasur nevojë për këtë armë të reja nëse SHBA-të dhe aleatët e saj do u kishin vënë vesh shqetësimeve të saj legjitime.

“Askush nuk deshi të fliste me ne rreth rrënjëve të problemit. Askush nuk na dëgjoi, kështu që na dëgjoni tani”, tha ai.

Të këshilluara

Të gjitha lideret femra të Europës

Nëntë femra ushtrojnë detyrën e presidentes apo kryeministres në Evropë, ndërsa edhe politika e jashtme e Bashkimit Evropian, udhëhiqet nga një grua. Gjermania...

16:07

Tjetër aksident ajror/ 7 të vdekur në Rusi

Të paktën 7 persona humbën jetën si pasojë e përplasjes së një helikopteri ushtarak rus, në jug të Çeçenisë. Mësohet se helikopteri i rrëzuar është një Mi-8 ...

16:49

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI