Flash

Investigimi i “Mother Jones”/ Sa kanë paguar rusët për Bashën në ShBA?

Lapsi.al 9 March 2018
Investigimi i “Mother Jones”/ Sa kanë paguar rusët

Që prej të martës së shkuar, kur revista amerikane “Mother Jones” publikoi një investigim mbi mënyrën e pagesave për lobim që ka derdhur partia më e madhe e opozitës në Amerikë (675 mijë USD), në Tiranë ka shpërthyer një debat i madh politik. Lulzim Basha po përshkruhet si një njeri që po paguhet nga Kremlini për të nxirë imazhin e Shqipërisë dhe për të mbajtur ndezur mollën e sherrit mes lindjes dhe Perëndimit. Nga ana tjetër kreu i PD, i ka quajtur këto akuza si të sponsorizuara nga Edi Rama në një media që financohet nga Sorosi dhe për të hequr vëmendjen nga skandalet maramendëse të kapjes së kokainës.

Por nëse demokratët u mjaftuan me zhvlerësimin e medias që botoi investigimin si një revistë e dorës së dytë dhe e paguar për të shkruajtur këto shpifje që meritojnë të vlerësohen në gjykatë, debate mori një tjetër ngjyrim kur këto të dhëna i publikoi e edhe Nev York Times dhe më pas edhe Zëri i Amerikës në Shqip.

Pyetja që u shtrua qe: A kemi të bëjmë me një skandal që i kalon kufijtë e vegjël të Shqipërisë?

Artikulli i “Mother Jones” ngrinte dyshime se pas një pjese të pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP”, me bazë në Skoci, qëndrojnë biznesmenë rusë. “Biniatta Trade LP” ishte një nga pagueset e shumës 675 mijë euroshe që i ishin derdhur për llogari të PD-së, firmmës lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’.

Sipas deklarimeve të vetë firmës lobuese ajo i ka marrë pagesat në tre këste gjatë vitit 2017. Pagesa e parë mban datën 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera janë bërë nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë.

Pra sikurse shikohet nga këto të dhëna, më problematikja për aferën ruse del pagesa e parë e kryer nga ‘Biniatta Trade LP”, e cila rezulton e regjistruar në Edinburg të Skocisë dhe është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë - një shtet i Amerikës Qendrore, i njohur si parajsë fiskale. Sipas investigimit të revistës “Mother Jones”, “Biniatta Trade LP” është një partneritet i krijuar nga dy kompani: Asverro Corp dhe Liminez Commerce, për të cilat “nuk ka të dhëna publike për ndonjë aktivitet tregtar”. Pas këtyre dy kompanive, sipas “Mother Jones”, qëndrojnë dy shoqëri të tjera të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar, “Babyonica” dhe “KF Global Management”, aksionet e të cilave zotërohen në masën 75 për qind nga dy shtetas rus, Evgeny Sheremetyev dhe Kostantin Ferulev.

Pikërisht emrat e këtyre dy shtetasve rusë e ka bërë partinë socialiste që të deklarojë se kundërshtarët e saj poolitikë “po bashkëpunojnë me forca që nuk janë dashamirëse ndaj ëndrës së Shqipërisë Europiane”. Ndërsa vetë PD ka këmbëngulur se nuk ka patur e nuk ka asnjë lidhje direkte apo indirekte me individë apo kompani ruse”.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI