Flash

Të gjitha lideret femra të Europës

Lapsi.al 8 March 2018
Të gjitha lideret femra të Europës

Nëntë femra ushtrojnë detyrën e presidentes apo kryeministres në Evropë, ndërsa edhe politika e jashtme e Bashkimit Evropian, udhëhiqet nga një grua.

Gjermania dhe Britania e Madhe, dy nga vendet më të rëndësishme dhe me popullsi më të madhe në BE udhëhiqen nga femra.

Britania e Madhe, Gjermania, Norvegjia, Lituania, Estonia, Rumania, Kroacia, Serbia dhe Malta udhëhiqen nga lidere femra.

Politika e Jashtme dhe e Sigurisë së BE-së udhëhiqet nga Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini.

Nga ana tjetër, fakti që tërheq vëmendje është se Spanja, Italia, Suedia, Holanda dhe Hungaria asnjëherë në historinë e tyre nuk janë udhëhequr nga një femër presidente apo kryeministre.

– Merkel, “Zonja e re e hekurt” e Evropës

Fizicientja 64 vjeçare Angela Merkel, e cila cilësohet dhe si “zonja e hekurt”, udhëheq Gjermaninë që nga viti 2005 dhe me rolin pionier në kornizat e BE-së u jep kahe politikave të Unionit.

Merkel, e cila në dhjetor të 2017, fitoi për herë të katërt zgjedhjet në Gjermani ka qenë 12 herë e vendosur në Listën e Forbes si femra më e fuqishme në botë.

Në këtë mënyrë, Merkel la pas dhe Margaret Thatcher e cila ka ushtruar detyrën e kryeministres britanike në periudhën 1979-1990 dhe u bë politikanja e parë në Evropë sa i përket qëndrimit më të gjatë në postin e kryeministres.

– Kandidatja e cila dizajnon të ardhmen e Britanisë

Theresa May, e cila ushtron detyrën e kryeministres në Britani, vend me popullsi më të madhe në Evropë, pas Gjermanisë dhe Francës, është kryeministrja e dytë femër pas Thatcher.

Me udhëheqjen e procesit të ndarjes së Britanisë nga BE (Brexit), May në një mënyrë dizajnon të ardhmen e vendit.

62 vjeçarja May, e diplomuar në Departamentin e Gjeografisë pranë Universitetit Oxford dhe e njohur nga e kaluara e saj si bankiere, detyrën e kryeministres e ushtron që nga 11 korriku i vitit 2016.

– Mogherini, “fytyra” e politikës së jashtme të BE-së

Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë e Politikave të Jashtme dhe Sigurisë së BE-së, gjendet në krye të politikës së jashtme të Unionit dhe zë vend në mesin e lidereve femra politikane në Evropë.

45 vjeçarja me origjinë italiane, Mogherini, që nga viti 2014 drejton politikat e jashtme dhe të sigurisë së BE-së ndërsa më herët në Itali ka ushtruar detyrën e ministres më të re të Jashtme.

Mogherini, me përpjekjet e saj në marrjen e rolit ndikues, brenda një kohe të shkurtër u shndërrua në “fytyrën” e politikave ndërkombëtare të BE-së. Nga ana tjetër, mes interesave të ndryshme kombëtare të 28 vendeve anëtare të BE-së, ajo përpiqet të sigurojë harmoni në kontekstin e politikës së jashtme.

E diplomuar në shkenca politike, Mogherini merret edhe me ndërveprimin mes Islamit dhe politikës.

– Lideret femra të Evropës Veriore

Gjithashtu edhe vendet e Evropës Veriore si Norvegjia dhe Estonia udhëhiqen nga femrat.

57 vjeçarja Erna Solberg, kryeministrja e dytë femër e Norvegjisë e cila nga viti 2013 për herë të dytë është e ngarkuar me këtë detyrë, më parë ka tërhequr vëmendje në udhëheqjen lokale sidomos me zhvillimet lidhur me politikat e emigracionit.

Ajo njihet me qëndrimin anti-emigracion dhe mbahet mend për murin e ndërtuar në kufirin me Rusinë, mur ky i cili kishte për qëllim ndalimin e kalimit të refugjatëve në vend.

Nga ana tjetër, 49 vjeçarja Kersti Kaljulaid, presidentja e parë femër e Estonisë, gjigandit evropian të teknologjisë, vjen në pah me politikat e saj liberale.

Kaljulaid, e cila para detyrës së presidentes ka përfaqësuar Estoninë në Gjykatën Evropiane të Auditorëve, është e diplomuar në biologji ndërkaq studimet master i ka mbaruar për Administrim Biznesi.

Sado që në vendin e saj nuk njihet nga njerëzit për detyrën e saj të presidentes, Kaljulaid i jep rëndësi të madhe komunikimit nga afër me qytetarët e Estonisë dhe zhvillimit të dialogut.

– Grybauskaite, “magnolia e çeliktë” e Lituanisë

62 vjeçarja Dalia Grybauskaite, e cila në vendin baltik të Lituanisë për të herë të parë u zgjodh si presidente në vitin 2009 ndërkaq u rizgjodh në vitin 2014, ka tërhequr vëmendjen edhe me kontributin e saj në reformat për buxhetin e BE-së në periudhën kur ushtronte detyrën si anëtare e Komisionit Evropian.

Grybauskaite, epitetin e “magnolies së çeliktë” e mori për shkak të rritjes së ekonomisë në zvogëlim e sipër të Lituanisë dhe për shkak të qëndrimit të saj kundër Rusisë.

– Preca, presidentja “më e re” e Maltas

Poashtu edhe shteti ishullor i Evropës, Malta, që nga viti 2014 udhëhiqet nga një femër e quajtur Marie-Louise Coleiro Preca.

Supozohet se 60 vjeçarja Preca, detyra e së cilës si presidente është deri në vitin 2019, pas përfundimit të mandatit do të kandidohet për kryetare të Parlamentit Evropian.

Preca, presidentja e dytë dhe “më e re” e Maltës merret me politikë që nga mosha 16 vjeçare.

– Lideret femra të Ballkanit

Ndërkohë edhe vendet ballkanike si Rumania, Kroacia dhe Serbia njihen me lideret e tyre femra.

55 vjeçarja Viorica Dancila, e cila kryeministrja e parë femër e Rumanisë u bë në fund të janarit, mori postin në kohën kur raportet me BE-në ishin të tensionuara për shkak të luftës me korrupsionin.

Dancila ka raporte të afërta me Komisionin Evropian pasi që nga viti 2009 ka ushtruar detyrën e deputetes në Parlamentin Evropian.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, njihet si kryeministrja e parë femër dhe homoseksuale në vend. Brnabiç e cila detyrën e kryeministres e ushtron që nga korriku i vitit 2017, njihet për qëndrimin e saj pro-evropian.

Nga ana tjetër, presidentja e Kroacisë 50 vjeçarja Kolinda Grabar-Kitaroviç që nga viti 2015, njihet si presidentja e parë femër dhe me moshë më të re e vendit.

E diplomuar në Akademinë Diplomatike të Vjenës ajo më parë ka qenë përgjegjëse për diplomacinë si ndihmëse e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s ndërsa ka qenë edhe ambasadore./AA

Të këshilluara

Tjetër aksident ajror/ 7 të vdekur në Rusi

Të paktën 7 persona humbën jetën si pasojë e përplasjes së një helikopteri ushtarak rus, në jug të Çeçenisë. Mësohet se helikopteri i rrëzuar është një Mi-8 ...

16:49

Rrëzohet aeroplani rus në Siri, 32 viktima

Një aeroplan transportues rus është rrëzuar në Siri të martën, duke vrarë të 32 udhëtarët në bord, kanë bërë me dije agjencitë ruse të lajmeve duke u thirrur në...

15:15

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI