Flash

Muç Nano: Gjinjtë e Ildës për pak më hynë në dhomë... Gazetarja: Fshatar!

Lapsi.al 8 March 2018
Muç Nano: Gjinjtë e Ildës për pak më hynë

Dy ditë më parë gazetari Mustafa Nano provokoi mjaft me monologun e tij për dy gazetaret sipmaptike të Supersport Ilda Bejleri dhe Bora Zemani. (shiko videon poshtë)

Ai u shpreh se lakuriqësia e tyre në ekrane ishte e tepruar dhe vulgare. Për Bora Zemanin tha se fustani i saj tejet i shkurtër i kujtonte Sharon Stone në “Basic Instict” ndërsa për Ilda Bejlerin kritikoi veshjen e saj tepër të ngushtë pas trupit.

“Po ju them se veshja e Ilda Bejlerit ishte e trishtueshme, ishte vulgare, ishte e pashijshme. Gati-gati ishte fyese. Një fustan si këmishë nate shumë i shkurtër, shumë i ngjitur pas trupit, tmerrësisht i ngjitur pas trupit. Aq sa unë po mendoja se ajo copa e fustanit ishte e futur në mish, gjinjtë që kishin kërcyer përpara në mënyrë të panatyrshme, aq sa unë po mendoja që ato gjinj ishin duke shpuar ekranin dhe do binin në shtëpinë time, në dhomën e ndenjjes” – tha Nano.

Vetë Bejleri reagoi me një foto në Instastory duke shpërndarë kometin e një personi tjetër i cili bënte replikonte fort me Nanon. Ndër të tjera në koment thuhej: “O Muç katunari nuk e dija që paske marrë përsipër të përmirësosh moralin e shoqërisë shqiptare dhe mesa kuptoj unë ta çosh 30 vite pas kur ti jetoje në Skrapar dhe ecje me këpucë ushtarake dhe me triko leshi, të bërë me lesh batanije të vjedhur nga ndonjë repart ushatar ku baba jot punonte si kapter.

Ajo trikoja të mbante ngrohtë kur punoje te posta e Enverit dhe incizoje telefonatat e njerëzve për Sigurimin. Nuk e dija që Muçi spiuni qënka bërë moralist dhe u mëson shqiptarëve si të vishen. Një fshatar i lindur është armik i bukurisë, e vërtetove me këtë artikull Muçi”. Vetë moderatorja shprehet se është “superdakord” me këtë koment duke e duartrokitur atë. ©LAPSI.al

https://youtu.be/AaYfHn2Du6o

Të këshilluara

VIDEO/ Tottenham shënon në portën e Buffon

Është duke u luajtur ndeshja e dytë e 1/8-ave të Champions League mes Tottenham dhe Juventus. Londinezët kanë kaluar në avantazh në minutën e 40-të me anë të So...

21:39

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI