Flash

Pamje të tmerrshme/ Flakët përpijnë hotelin në Izmir, njerëzit hidhen nga ballkoni (Video)

Lapsi.al 7 March 2018
Pamje të tmerrshme/ Flakët përpijnë hotelin në Izmir,

Duket se gjithçka nisi nga një karikues telefoni dhe për pak sa nuk u shndërrua në një tragjedi. Këto pamje të tmerrshme vijnë nga një hotel që mori flakë në Izmir të Turqisë, ku klientët në përpjekje për të shpëtuar jetën u hodhën nga lartësia mbi makinat e parkuara.

Sipas mediave vendase, 4 persona u dërguan në spital, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë. Tre klientë të hotelit u hodhën mbi makinat e parkuara në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve, ndërsa një grua ra nga kati i 5-të teksa po përpiqej të kalonte në dhomën ngjitur.

Hoteli në Distriktin Konak të Izmirit në Turqi dyshohet se mori flakë pas shpërthimit të një karikuesi telefoni. Ekipi hetues gjeti një karikues në prizën e dhomës 506 në katin e 5 të hotelit, nga ku dyshohet se më pas flakët kanë përfshirë perdet, dhomën dhe të gjithë hotelin.

Pronari i hotelit tha se vajza me veshje të verdhë që ra nga lartësia ishte bjelloruse, ndërsa tjetra nga Kazakistani. E reja nga Bjellorusia ka thyer të dyja këmbët, ndërsa kazakja ka thyer brinjët.

VIDEO: blob:https://www.thesun.co.uk/7d788dd6-347d-42ff-9860-984faf405101 

[gallery columns="1" size="large" ids="280766,280767,280768"]

Të këshilluara

Rrëzohet aeroplani rus në Siri, 32 viktima

Një aeroplan transportues rus është rrëzuar në Siri të martën, duke vrarë të 32 udhëtarët në bord, kanë bërë me dije agjencitë ruse të lajmeve duke u thirrur në...

15:15

Analiza/ Itali, pse fituan ekstremistët

Shumica e votuesve italianë mbështetën kandidatët euroskeptikë në zgjedhjet kombëtare, pas dekadash në të cilat Italia ka mbështetur fuqishëm projektin Europian...

17:37

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI