Flash

Berlusconi flet për herë të parë pas 'humbjes': Koalicioni ynë fitoi

Lapsi.al 7 March 2018
Berlusconi flet për herë të parë pas 'humbjes':

Lideri i koalicionit të qendrës së djathtë dhe i Partisë Forza Italia, Silvio Berlusconi, ka thyer më në fund heshtjen me një komunikim mediatik.

"Koalicioni ynë është fituesi politik i këtyre zgjidhjeve. Gjithçka është tani në duart e kreut të shtetit e varet nga urtësia e tij", tha ish-kryeministri.

Duke iu referuar fitores së Lidhjes së Veriut e cila me 18 % të votave u konfirmua forca fituese politike brenda koaliconit të djathtë, Silvio Berlsuconi, deklaroi se "është i lumtur për Matteo Salvinin dhe për Lidhjen e Veriut me të cilën për shumë vite kanë qënë në qeveri e në disa rajone të rëndësishme të vendit vazhdojnë të qeverisin".

Silvio Berlusconi ka konfirmuar dhe rolin qëndror që do të ketë partia e tij Forza Italia në rastin e qeverisjes së vendit nga koalicioni i djathtë.

"Unë, tha ai, jam regjisori dhe garanti i kompaktësisë së këtij koalcioni". 

Sa i takon rezultatit të dobët që forca e tij politike mori në këto zgjedhje duke u votuar vetëm nga 14 % e italianëve, Silvio Berlusconi, u shpreh se ky rezultat do të ishte krejt ndryshe nëse ai do të garonte si një kandidat me të drejta të plota, shkruan ora neës.

"Koalicioni i djathtë është fituesi i këtyre zgjedhjeve pasi italianët kanë votuar programin tonë të reduktimit të presionit fiskal, e të një politike ndryshe ndaj çështjes së emigracionit."

Koalicioni i qendrës së djathtë mori në zgjedhjet e 4 marsit mbi 37 % të votave me një fitore të shënuar në veri të Italisë e në disa zona qëndrore të vendit.

Të këshilluara

Rrëzohet aeroplani rus në Siri, 32 viktima

Një aeroplan transportues rus është rrëzuar në Siri të martën, duke vrarë të 32 udhëtarët në bord, kanë bërë me dije agjencitë ruse të lajmeve duke u thirrur në...

15:15

Analiza/ Itali, pse fituan ekstremistët

Shumica e votuesve italianë mbështetën kandidatët euroskeptikë në zgjedhjet kombëtare, pas dekadash në të cilat Italia ka mbështetur fuqishëm projektin Europian...

17:37

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI