Flash

Analiza/ Ç’thoshte Rama në opozitë për borxhin dhe si po e fundos vendin sot

Lapsi.al 7 March 2018
Analiza/ Ç’thoshte Rama në opozitë për borxhin dhe

Po t’i kthehesh kronikave kur Edi Rama ishte shefi i opozitës, sidomos në vitet 2012-2013 një nga temat më alarmante është fundosja që qeveria berisha po i bënte vendit duke e fundosur atë në borxhe. Retorika e Ramës për shpërdorimin e të “ardhmes së fëmijëve tanë” qe një nga arsyet e shumta të ardhjes së tij në pushtet. Borxhi i lartë publik është kërcënim për ekonominë, rrezikon falimentimin. Kjo është një deklaratë shumë e rëndë që pasqyron atë që ne në mënyrë të përsëritur kemi bërë me dije për publikun, duke iu rënë kambanave të një alarmi. Është e pamundur të vazhdohet të mbahet pesha e këtij borxhi dhe të vazhdohet të shpenzohet nga ana tjetër pa asnjë lloj papërgjegjshmërie" u thoshte ai në mars 2013 grupeve të interest, të cilave u prezantonte programin e Rilindjes për infrastrukturën.

Porn pasi i mori karigen rrënuesit të ekonomisë Sali Berishës, Rama nuk gjeti ndonjë mënyrë më të mirë për të pompuar ekonominë sesa krijimi i borxhit për brezat e ardhshëm. Por ndryshe nga paraardhësi , kryeministri socialist nuk operoi me borxh direkt, por me një borxh të fshehur të kamufluar pas koncesioneve, PPV dhe projektit “1 miliard euro”.

Gajtë një interviste të fundit në emisionin 360 gradë të Artur Zheijt, Rama e mohoi faktin se ato përbëjnë një borxh i fshehur. Ndërkohë që vetëm tre koncesione (hemodializa, Check Up dhe sterilizimi) u kushtojnë shqipëtarëve 21.8 milionë euro çdo vit, ndërkohë që sipas Open Data Albania borxhi për fryemë këtë vitë është rritur duke arritur në 395,015 lekë për njeri, Kryeministri mbrohet se koncesionet nuk janë borxh i fshehur sepse Shqipëria do ti ketë këto lekë në të ardhmen.

Por, mbi këtë debat që ndan prej kohësh Ramën me kritikët e tij, ka dhënë verdiktin së fundi përfaqësuesi i FMN në Tiranë.

Ai ka theksuar me forcë një mesazh që e kishte përsëriutur në mënyrë më timide prej kohësh institucioni i tij: “ndaloni koncesionet dhe i thoni stop propozimeve që vijnë direkt nga privatët”. Pasi ka theksuar se PPP dhe koncesionet jepen pa një kuadër ligjor të qartë dhe pa sigurinë se ato krijojnë të mira për qytetarët hefi i Zyrës së FMN në Tiranë, Jens Reinke theksoi:

“PPP-t përmbajnë risqe thelbësore fiskale. Një nga motivimet kryesore të PPP-ve duket se është shtyrja e pagesës. Pra, investimi bëhet tani me financime nga privatët, Qeveria e paguan më vonë. Kjo ekonomikisht është e njëjtë me huamarrjen. Pra i gjithë investimi, ose një pjesë e tij duhet të regjistrohet si borxh publik”.

Pikërisht këtë borxh publik po mundohet të mbajë të fshehur Edi Rama, duke bërë atë për të cilën dikur akuzonte Berishën “kërcënimin e ekonomisë dhe falimentimin e shtetit”.

Të këshilluara

Patozi dhe Bode nisin lëvizjen e re politike

Astrit Patozi dhe Ridvan Bode, dy prej themeltarëve të Lëvizjes për Ringritjen e PD-së kanë nisur një komunikim të ri me bazën e djathtë. Takimin e tyre të parë...

14:18

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI