Flash

Koreja e Veriut gati të heqë dorë nga armët bërthamore në këmbim të...

Lapsi.al 6 March 2018
Koreja e Veriut gati të heqë dorë nga armët bërthamore

Koreja e Veriut është e gatshme të ndalojë veprimtarinë e saj lidhur me armët bërthamore, që nga prodhimi e deri tek testimi i tyre, nëse tërhiqen kërcënimet ndaj vendit.

Ky është përfundimi i cilësuar si ‘historik’ i bisedimeve dy-ditore mes delegacionit të Koresë së Jugut dhe mikpritësve të Koresë së Veriut, në Penian.

Vetë lideri koreano-verior, Kim Jong Un ishte i pranishëm në bisedimet me zyrtarët e lartë të sigurisë kombëtare të Koresë së Jugut.

Rezultat tjetër i këtyre bisedimeve është takimi që pritet të ndodhë në prill mes Kim Jong Un dhe presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae In.

New York Times raporton se vendi komunist ka shprehur gatishmëri për të zhvilluar bisedime edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat vetëm dy muaj më parë i kërcënonte se do t’i zhdukte nga faqja e dheut.

Lajmi është komentuar pozitivisht edhe nga Presidenti amerikan, Donald Trump, në Twitter.

Katalizator i përmirësimit të marrëdhënieve mes dy Koreve ishin Lojërat Olimpike Dimërore. Shenja e parë se situata do të ç’tensionohej mes dy vendeve ishte marrëveshja që atletët të paraqiteshin në Lojërat Olimpike nën një flamur, siluetën blu të dy Koreve.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Rrëzohet aeroplani rus në Siri, 32 viktima

Një aeroplan transportues rus është rrëzuar në Siri të martën, duke vrarë të 32 udhëtarët në bord, kanë bërë me dije agjencitë ruse të lajmeve duke u thirrur në...

15:15

Analiza/ Itali, pse fituan ekstremistët

Shumica e votuesve italianë mbështetën kandidatët euroskeptikë në zgjedhjet kombëtare, pas dekadash në të cilat Italia ka mbështetur fuqishëm projektin Europian...

17:37

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI